E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ministrja spanjolle rezulton pozitive me COVID-19
Publik News

Ministrja spanjolle rezulton pozitive me COVID-19

Pandemia e koronavirusit ka mbërritur “në zemrën” e qeverisë spanjolle, raportojnëmediat e huaja

 

Zëvendëskryeministri Pablo Iglesias është futur në karantinë pasi gruaja e tij, Ministrja e Barazisë Irene Montero, doli pozitive ndaj testit për COVID-19.

Tani të gjithë anëtarët e qeverisë, nga sot (12 mars) do të izolohen dhe do të testohen për virusin.

Një zëdhënës i qeverisë tha se “protokollet parandaluese” kanë qenë në fuqi prej disa ditësh në ndërtesat e parlamentit, por ato tani do të rriten.

Takimi i kabinetit qeverisës i planifikuar për sot do të përfshijë vetëm ministra që roli i tyre konsiderohet thelbësor për t’iu përgjigjur krizës.

Konferenca e zakonshme për shtyp pas takimit do të mbahet në distancë me Kryeministrin Pedro Sanchez duke iu përgjigjur pyetjeve në internet.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.