E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Miratohet rezoluta për Shqipërinë/ Komisioni i Jashtëm i PE: Shqetësim akuzat për shit-blerje votash dhe pastrim parash.
Publik News

Miratohet rezoluta për Shqipërinë/ Komisioni i Jashtëm i PE: Shqetësim akuzat për shit-blerje votash dhe pastrim parash.

Komisioni i Jashtëm i Parlamentit Europian miratoi sot raportin për progresin e Shqipërisë në rrugën drejt Bashkimit Europian duke u fokusuar në përmbushjen e 15 kushteve për çeljen e negociatave.

Në raport evidentiohen shqetësimet lidhur me akuzat e shit-blerjes së votës, dhe theksohet se ndjekja penale për këtë çështje është ndër kushtet e vendosura nga Këshilli në 25 Mars 2020.

 

 

D8

Në raport, liderët politikë inkurajohen që të krijojnë një klimë besimi duke rritur transparencën dhe të lënë pas mungesën e dialogut, duke shprehur shqetësimin serioz në lidhje me klimën politike të polarizuar dhe mungesën e bashkëpunimit të qëndrueshëm ndërpartiak që vazhdojnë të pengojnë procesin demokratik.

Po ashtu vihet në dukje se zgjedhjet parlamentare të 25 prillit do të jenë thelbësore për konsolidimin dhe rinovimin e procedurave dhe strukturave demokratike në vend, që të arrijë një nivel më të lartë të stablitetit politik, duke nënvizuar se zgjedhjet e lira dhe të ndershme janë thelbësore për integrimin në BE.

Ndër të tjera thuhet se partitë politike, shoqëria civile dhe media kanë si detyrë të përbashkët të sigurojnë një fushatë zgjedhore transparente, të besueshme dhe objektive, të pandikuar nga dezinformimet, intimidimet dhe akuzat e rreme.

Raporti vlerëson progresin e bërë në zbatimin e reformës në drejtësi, me gjithatë kërkohen ndryshime të prekshme drejt një gjyqësori funksional dhe të pavarur, si një parakusht për mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare.

zgjedhjet2

zgjedhjet

Pika të tjera në raport

Mirëpret rezultatin pozitiv të marrëveshjes së 5 qershorit 2020, i cili zbatoi disa nga rekomandimet e OSBE / ODIHR, por vë në dukje dështimin për t’u mbështetur më tej në të dhe faktin se pavarësisht thirrjeve të përsëritura ndërkombëtare për të pritur opinionin e Komisionit të Venecias, hapat e mëtejshëm u morën pa një konsensus të gjerë ndërpartiak që rezulton në miratimin e ndryshimeve të diskutueshme të Kodit Zgjedhor në Tetor 2020 nga Parlamenti Shqiptar.

Nënvizon problemet në lidhje me pastrimin e parave, veçanërisht në sektorin e ndërtimit dhe të pasurive të patundshme.

Inkurajon zbatimin e plotë të rekomandimeve të Komisionit të Venecias të 19 Qershorit 2020 për të paketen  anti-shpifje.

Shpreh në mënyrë të përsëritur shqetësimin rreth masave të propozuara fillimisht nën të ashtuquajturën ‘paketë anti-shpifje’ dhe vëren se çdo rishikim i ligjeve të medias dhe Kodit Penal duhet të bëhet në një mënyrë transparente dhe gjithëpërfshirëse, duke garantuar se zërat dhe mendimet e shoqërisë civile, medias dhe gazetarëve të dëgjohen me qëllim të përmirësimit të lirisë së medias dhe mjedisit të punës së gazetarëve të pavarur.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.