E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Mirela  Cela Jorgo / Me jep kurajo , o zot, te jetoj ne kete vend!
OP-ED

Mirela Cela Jorgo / Me jep kurajo , o zot, te jetoj ne kete vend!

 

Eshte nje nga dilemat qe po kaplon shqiptari ne keto kohe. Sapo po degjoi zerin dritherues ne telefon te asaj mesueses nga SARANDA ku Drejtoria Arsimore e atij qyteti te vogel bashke me drejtoreshen e Shkolles 9 Tetori vazhdojne diskriminimin e saj.

Prokuroria hesht edhe pas kallzimit. Ministria e Arsimit hesht, Avokati I Popullit hesht, emisioni investigativ STOP hesht pasi pret urdherin e pronarit per te degjeneruar kete zinxhir te ndyre te korrupsionit.

Ka dy dite qe plasi skandali i BUTRINTIT ku nje palo Ministre Kulture shkel ligjin per mbrojtjen e Trashegimnise Kulturore dhe ate te UNESKOS dhe favorizon nje biznes si ky i sallamerise HAKO shpk per te ngritur nje godine sufllaqerie mu ne mes te ketij Parku Arkeologjik. Asnje reagim ne stacionet televizive apo mediat online, asnje reagim nga shoqatat e korruptuara mjedisore te cilat nuk duan te prishin marredheniet benifitare me shtetin pasi kane perlare fonde per projekte, asnje reagim nga shoqeria civile , asnje reagim te fuqishem nga prokuroria.

Shihni ceshtjen e VELIERES qe po ben maratonen e gjykimit neper dyert e drejtesise pasi te gjithe te korruptuar. Mikesha ime mesuese ne kete qytet te vogel po i groposin mundin dhe djersen, po i hedhin poshte konkurrimin neper portalet megallomane te Ministrise se Arsimit pasi nje Drejtor i Drejtorise Arsimore dhe nje drejtoreshe shkolle 9 Tetori ia kane shitur vendin e punes per 3 mije euro.

Nje popull qe po ia bejne kurrizin me te bute se barku, pret e pret se gjerat do ti ndryshoj zoti. Zeri i dridhur i kesaj mesuese qe erdhi nga emigracioni para shtate vjetesh , me tingellon rrenqethes kur thote:

Ky vend o Mirela perfundimisht nuk behet. Jane te gjithe te korruptuar deri ne palce. Dhe une e degjoj , marre fryme thelle dhe shtrengoj grushtat.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.