Mirlinda e AKSHI-t i jep miliarda “FASTECH” të lidhur me Ilir Beqajn
Ilir Beqaj edhe pas thërritjes së para pak kohëve nga SPAK. ish-ministri i shëndetësisë nuk ka hequr dorë asnjëherë nga loja e tenderave multi-miliardëshe.
Edhe pse me letra Beqaj nuk figuron pronar i kompanisë FASTECH, në media është përmendur gjerësisht se në fakt pas kësaj kompanie qëndron vetë ai. Dhe natyrisht për të shpërndarë paratë e popullit në duart e miqve të partisë, del në skenë Mirlinda e AKSHI-t e cila nëpërmjet institucionit të saj ka shpërndara miliarda të pafundme në tendera të dyshimtë.

Mjafton të përmendim shifrat e frikshme të shpenzuara për mirëmbajtje apo për siguri kibernetike, të cilat u hodhën në kosh nga disa hackera iranianë. Megjithatë Mirlinda duket se e bën fare mirë punën e saj të vërtetë: të furnizojë me para Beqajn me shokë.
Rasti më i fundit është ai që ka të bëjë me një tender që mban numrin e referencës REF-38290-08-10-2022 dhe ka si objekt “Sistemi i hartës digjitale për hapësirat publike të mbuluara me kamera sigurie në rang vendi – për Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit”.

Fondi limit është 99,965,600 lekë të reja pa TVSH ose rreth 1.2 miliardë lekë të vjetra me TVSH. Vihet re se kemi të bëjmë me një konkurrencë të cunguar pasi në tender kanë marrë pjesë vetëm dy garues. Nga këto fituese është shpallur firma FASTECH me ofertë 91,968,343 lekë të reja pa TVSH ose rreth 1.1 miliardë lekë të vjetra me TVSH.
Nëse bëjmë një krahasim midis kësaj oferte dhe fondit limit të tenderit, shikojmë se janë thuajse të njëjta. Më konkretisht oferta fituese rezulton të jetë sa 92% e fondit limit, duke ngritur dyshime se kemi të bëjmë me një fitues të paracaktua
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



