Mjaft na rruajte vezë o shoku ‘Skënderbe’!
I pari i shtëpisë ka kohë që është në pozitë të mjerueshme. Daljet e tij pa pikë ekuilibri në Facebook, gjoja për të sqaruar akuzat e opozitës për fshehjen e numrit të të vdekurve nga pandemia në këto 8 muaj, e kanë bërë qesharak deri në keqardhje ‘Skendërbeun e ditëve tona’ .
I pari i shtëpisë ka kohë që është në pozitë të mjerueshme. Daljet e tij pa pikë ekuilibri në Facebook, gjoja për të sqaruar akuzat e opozitës për fshehjen e numrit të të vdekurve nga pandemia në këto 8 muaj, e kanë bërë qesharak deri në keqardhje ‘Skendërbeun e ditëve tona’ .‘Skenderbeu’ flet për gjithçka, shan mallkon, tjerr lesh pa furkë dhe rreket deri në heqjen e leshit nga veza me briskun e fjalëve por vetëm fakte për fshehjen e vdekjeve nuk na i serviri dot.
Kaq shumë monolog ke prodhuar në 8 vite sa dhe veza që rruan nuk e ka frikë briskun tënd.
Arkëmortet nuk fshihen sepse kanë emer dhe mbiemër. Janë pjesë e familjes. Është makabre të luash me arkëmortet, e rëndë dhe e pafalshme për ty si drejtues i shtëpisë. Na përdhose dhe vatrën e shtëpisë duke luajtur dhe fshehur arkëmortet.
Nga 923 jetë të humbura janë raportuar vetëm gjysma e tyre. Listat emërore të gati 400 personave të vdekur në spitalet që funksionojnë për Covid 19. Demokratike është të mos luhet me vdekjen.
Dokumentat e morgut, listat emërore të arkëmorteve nga spitalet e COVID i i jepin të drejtë Lulzim Bashës. Në kohën kur lajmësi e ka të pamundur të ketë akses në informacion i ka mbetur Bashës ta japë lajmin me të drejtë se nga 3 spitalet Covid-19 kanë dalë deri më tani më shumë të vdekur sesa janë raportuar.
Lajmi dhe e vërteta për fshehjen e mbi 400 arkëmorteve nga sistemi ynë mjeksor, në kundërshtim me udhëzimin e OBSH-së, nuk i ringjall jetët e humbura nga pandemia, edhe pse kanë patur komplikacione të tjera përveç virusit të zi.
Nuk drejtohet më shpia me thasë llafesh e rruarje vezësh në facebook dhe në mediat derivate të rrjeteve të tua sociale.
Fjalë imzot fjalë. Propaganda jote para familjes qē po lufton me vdekjen nuk i zhbën arkëmortet. As sharjet e përgjumura ndaj Lulit nuk ndryshojnë pandeminë. Armiqtë e partisë dhe të popullit nuk e frenojnë situatën mizerabël në spitalet tona. Pacientët edhe sot pas mesnate datë 22 nëntor 2020 kanë qëndruar me orë të tëra në ambulanca sepse nuk ka vende të lira në spitalet e COVID në Tiranë.
Kjo nuk është gënjeshtër por realiteti i hidhur i këtij virusi që po krasit jetë. Je drejtues i shtëpisë. Bëhu normal dhe merr përgjegjësitë me normale që të takojnë. Mjaft na rruajte vezë o shoku ‘Skënderbe’!
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



