E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Mjafton të jesh grua!
Publik News

Mjafton të jesh grua!

Pjesa më e vështirë e politikës, është kur të venë përballë një grua të ligë. Me zonjat nuk është etike të jesh i ashpër, i paedukatë dhe sulmues, sado e madhe qoftë lufta politike. Për arsye të ngarkesës së lartë nuk kam mundur të jem i përfshirë në zhvillimet më të fundit, tek të cilat qenka perfshire gjinia femerore e politikes. Para disa kohëve kur burrat e Shqipërisë, ranë sevda pas bjondes Kroate, që mbësteste cunat e kombëtares së saj në kompeticionin e rëndësishëm të futbollit, pata shkruar se gratë e këtij vendi janë heroina dhe nuk ka një rast të dytë në Planet që gratë të kenë duruar më shumë se gratë shqiptare. Madje edhe në zonat më të nxehta të luftës, në zonat më të varfëra të Planetit gratë janë pak më të përkëdhelura se gratë shqiptare. Ato janë të vetmet në Planet që mund t’i martosh pa i dhuruar asgjë. Që mund të bien në dashuri dhe nuk presin asgjë përvec dashurisë dhe besnikërisë. Janë të vetmet gra në Planet që kanë qenë shkuar në zbor si kafsha, pa patur asnjë komoditet femëror të ditëve të sotme, për të përballuar problemet dhe sikletet e përmuajshme të gjinisë.

Janë të vetmet në Planet që pranojnë ta ndajnë jetën dhe shtratin me lloj lloj pijaneci, ordineri, injoranti, maskarai, e kurvari për hatrin e fëmijëve, të familjes dhe të fatit të tyre të keq. Janë të vetmet gra në planet që kanë mbajtur mbi supe punë shteti, nrmë, punë shtëpie, fëmijë, madje në shumë raste edhe vjehrra e farefis të burrit. Për të mos u zgjatur sepse lista e heroinave shqiptare mund të zgjasë pafund, mund të them se soji i lig i grave që merren me politikë, nuk duhet në asnjë mënyrë të keni frikë nga politika dhe nga lufta për Shqipërinë tonë, sepse pa ju nuk e bëjmë dot. Gratë e liga të korridoreve të llumit politik që janë produkt i manualeve dhe llozhave dritepaka të perversitetit majtist globalist, nuk përfaqësojnë vajzën as gruan shqiptare.

Gratë e liga të sojit tonë, apo mamicat moderne të skenderbenjve të rremë janë katapultuar në krye të sektit dhe më pas të shtetit me shpatën e imoralitetit, të fëlliqësisë dhe të ndyrësisë. Ato gra të liga që kanë pushtuar me protaginizmin e tyre të sponorizuar prej sektit, jetën sociale, ekonomike dhe politike të vendit, nuk mund të jenë në asnjë mënyrë shëmbëlltyra e gruas shqiptare, por janë vetëm përfaqësuese të ligësisë së vet. Zonjat dhe vajzat e mrekullueshme dhe të forta të kësaj toke, duhet të kuptojnë sot, se pa ndihmën, asistencën dhe mbështetjen e tyre të madhe ne nuk e shpëtojmë dot vendin prej burrave dhe grave të liga që po e degjenerojnë shtetin sot. Zonjat e mrekullueshme të kësaj toke, vecanërisht vajzat e reja duhet ta kuptojnë sot se për të mbërritur majat, duhet të luftoni për t’u grupuar të gjithë bashkë politikisht, intelektualisht, emocionalisht si e vetmja mënyrë për ta shpëtuar Shqiperinë dhe gjininë prej granckës që ka ngritur sekti i imoralitetit. Për të mbërritur majat ne kete vend, mjafton të jesh grua, nuk është fare e nevojshme të jesh e përdalë!

Mos na lini vetem, o gra!

/Puls7.com

Kreshnik Osmani eshte kryetar i Partia Shqiptare “Atdheu”

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.