Mjekja Alketa Ymeri Pere nën hetim për pasurinë e dyshimtë
https://www.instagram.com/p/C88ITlMocLw/?igsh=MzRlODBiNWFlZA==
Prokuroria e Tiranës ka nisur një hetim të thelluar ndaj mjekes Alketa Ymeri Pere pas skandalit që ka përfshirë Spitalin Onkologjik.
Mjekja Pere, e cila vazhdimisht mohon përfshirjen e saj në skemën e dërgimit të pacientëve të sëmurë me tumor në spitalin privat “Megis”, është nën vëzhgim për pasurinë e saj të konsiderueshme, që ngre dyshime për burimin e të ardhurave.
Sipas të dhënave të siguruara nga hetimet e Prokurorisë, zonja Pere, e cila punon si mjeke pranë Onkologjikut, ka një portofol pasurish që përfshin disa apartamente, toka, një klinikë private dhe një laborator analizash. Këto prona janë të pamundura për t’u blerë vetëm me të ardhurat nga paga e saj si mjeke.
Në vitin 2022, Alketa Ymeri Pere ka blerë një apartament me sipërfaqe 78 m² në zonën Ali Demi në Tiranë. Po ashtu, gjatë të njëjtit vit, ajo ka blerë dy apartamente të tjera në bashkëpronësi në Pogradec, njëri me sipërfaqe 89 m² dhe tjetri me sipërfaqe 56 m².
Hetimet zbulojnë gjithashtu se tre prona të tjera, troje dhe ndërtesa, janë regjistruar në emrin e Aleks Ymerit, i cili është bashkëpronar me Alketa Ymeri Pere në disa pasuri të paluajtshme. Përveç këtyre pronave, mjekja Pere është edhe pronare e një klinike private për onkologjinë, e cila ndodhet në katin e dytë të pallatit Egnatia në rrugën Ali Shefqeti, njësia bashkiake nr. 2. Përveç kësaj, ajo ka hapur një laborator privat në Babrru në qershor të vitit 2020.
Përderisa Alketa Pere punon edhe në sektorin publik te Onkologjiku, posedimi i një klinike private dhe laboratorësh ngre dyshime të mëdha për burimin e të ardhurave të saj. Prokuroria e Tiranës do të vazhdojë hetimet për të zbuluar nëse ka pasur ndonjë aktivitet të paligjshëm ose korrupsion në burimin e këtyre të ardhurave. Hetimet pritet të japin një përgjigje përfundimtare për çështjen e pasurisë së dyshimtë të mjekes Alketa Pere.
Publiku pret prokuroria e Tiranës që të zbulohet e vërteta dhe drejtësia të vihet në vend për këtë skandal që ka tronditur besimin në sistemin shëndetësor publik të vendit.

Mjekja e Onkologjikut Alketa Ymeri Pere, po në vitin 2022, ka blerë një tjetër apartament në bashkëpronësi në Pogradec, me sipërfaqe 89 m2.

Alketa Ymeri Pere, po në vitin 2022, ka blerë një tjetër apartament në bashkëpronësi, gjithashtu në Pogradec, me sipërfaqe 56 m2.

Tre pasuri të tjera, troje dhe ndërtesë, rezultojnë në emrin e Aleks Ymerit, i cili është bashkëpronar me Alketa Ymeri Pere në pasuri të tjera të paluajtshme.



Alekta Pere është pronare edhe e një klinike private për onkologjinë në katin e dytë të pallatit Egnatia, në rrugën Ali Shefqeti, njësia bashkiake nr. 2. Pra, mjekja, e cila ka dalë në përgjime, ka edhe klinikë private, edhe punon në sektorin publik te Onkologjiku.

Alketa Pere, e cila ishte e shqetësuar për pamjen e saj në media, në qershor të vitit 2020, ka hapur edhe një laborator privat në Babrru.

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



