E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Mjekja e ” Onkologjikut” Alketa Pere përplaset me gazetarët: S’kam koment, jam e pafajshme
Lajme

Mjekja e ” Onkologjikut” Alketa Pere përplaset me gazetarët: S’kam koment, jam e pafajshme

Të sqarohet kush i ka drejtuar pacientët në privat

Ditën e sotme mjekja Alketa Pere e përfshirë në skandalin e Spitalit të Onkologjikut do të njihet me masën e sigurisë.

Mjekja është në hetim nga Prokuroria e Tiranës së bashku me 6 kolegë të saj.

Para hyrjes në seancë ajo është përplasur me gazetarët dhe tha se është e pafajshme.

“Kurrë në jetën time nuk e kam bërë këtë gjë, jam doktoreshë Alketa Pere dhe kurrë në jetën time nuk e kam bërë që pacienti të shkojë në spital privat, pacienti me kancer duhet të trajtohet në spitalin Onkologjik. Duhet të hetohet të gjitha spitalet private për aktivitetin që kryejnë.”, thotë ajo.

Denoncimet e pacientëve kanë zbuluar të gjithë skemën si mjekët dhe personeli që punonte tek Onkologjiku nxisnin pacientët të kryenin vizitat dhe shërbimet në klinikën private Megis në pronësi të mjekun Edmond Gashi, që ndodhej tek Astiri.

Nga dosja e prokurorisë së Tiranës citohen raste kur onkologu Edmond Gashi nuk tregohej human me pacientët që kishte operuar me mijëra euro në klinikën e tij, pasi s’i kishte ofruar shërbim falas në shtet.

Nga përgjimet që dalin në dosje, mjekët dhe stafi i përfshirë në këtë skemë përfituese ndaj pacientëve me tumor, u ruheshin mediave. Ata kanë pikasur shpesh herë në ambientet e spitalit gazetarë nga media të ndryshme në vend dhe kanë sinjalizuar njëri tjetrin që të jenë të kujdeshëm pasi mund të hiqen si pacientë.

‘Kemi gazetarë vërdallë dhe me shumë mundësi po xhirojnë. Kini mendjen!’- informon mjekja Alketa Ymeri, Emiljano Lelën, koordinatori në Spitalin e Onkologjikut.

Skandali në spitalin e Onkologjikut u zbulua nga Prokuroria e Tiranës pas denoncimit të një familjari. 7 masa sigurie u vendosën pas hetimeve që zbuluan një skandal në spitalin onkologjik në QSUT. Pacientëve me sëmundje tumorale nuk u ofrohej shërbimi, dhe përmes disa mjekëve dhe stafit të përfshirë, orientoheshin në klinikën e onkologut Edmond Gashi. Hetimi i Prokurorisë së Tiranës zbuloi se ilaçet nxirreshin jashtë spitalit dhe shiteshin në disa farmacive në Tiranë. Radioterapia nuk u vu kurrë në punë edhe pse aparatura dhe lënda e rrezikshme kimike “Kobalto” ka qenë prezente në spital prej vitit 2021.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.