E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Mjeku i njohur  fshikullon politikën: Mësoni të pushoni dhe të dëgjoni o gjithologë!
Publik News

Mjeku i njohur fshikullon politikën: Mësoni të pushoni dhe të dëgjoni o gjithologë!

Mjeku i njohur Tritan Kalo ka përcjellë një mesazh të fortë ku thotë se kur Shqipëria gjendet në një situatë të vështirë jo vetëm shëndetësore, por edhe ekonomike e politike, ndërsa këto të fundit i quan edhe “gjithologë militantë të sëmurë të të gjitha kaheve”.

Me anë të një postimi në ‘facebook’ mjeku ka cituar Albert Ajnshtain i cili thotë se “Po deshe të jesh i mençur, mësoju të pyesësh me mend, të dëgjosh me vëmëndje, të përgjigjesh i qetë dhe të pushosh së foluri, kur nuk ke çfarë thua”.

Postimi i Kalos: Një rikujtesë në këto “Kohë Covidiane”, për GJITHOLLOGËT tanë militantë të sëmurë të të gjitha kahjeve politike, kur Shqipëria jonë gjindet përballë sfidave shumë-shumë të mëdha jo vetëm shëndetsore, POR edhe ekonomike e politike: “Po deshe të jesh i mençur, mësoju të pyesësh me mend, të dëgjosh me vëmëndje, të përgjigjesh i qetë dhe të pushosh së foluri, kur nuk ke çfarë thua.” (një thënie nga “i pak dituri” Albert Ajnshtain)….

Demokracija e vërtetë dhe jo demon-kracija “Made in Albania”, është në vetvete një UNITET veprimesh në diversitetin e mendimeve, POR vetëm e vetëm kur veprimet e bazuara në këto mendime, ndjekin të gjitha udhën e pa gropëzuar drejt MBROTHËSIMIT socio-ekonomiko-politik të SHQIPËRISË, dhe jo atë të theqafjes së saj si deri më sot!!!…Quo vadis Shqipëria ime!”, shkruan Kalo.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.