Mjeku i njohur infeksionist jep 10 këshilla për qytetarët
1- TREGOHUNI të sinqertë në komunikimin me Autoritetet Shëndetësore dhe ato Ligjzbatuese, në rast se vini nga zona tashmë mjaft të prekura nga Covid-19, sikundër janë Italia, Kina, Anglia, Gjermania, Franca, etj.,
2- KUJDESUNI ndaj vetes dhe të afërmve tuaj, sidomos atyre të moshuar,
3- KUJDESUNI ndaj higjienës suaj dhe asaj të mjedisit ku jetoni,
4- QËNDRONI për disa kohë vetëm në mjediset tuaja shtëpiake,
5- USHQEHUNI shëndetshëm dhe me ato mundësi që keni,
6- REHIDROHUNI herë pas here me çajra e lëngje nga më të ndryshmet,
7- VETËIZOLOHUNI kur keni edhe dyshimin më të vogël të kontaktit me persona të sëmurë nga Covid-19, sepse ndihmoni në mos-përhapjen e tij, POR edhe në mos-sëmurjen tuaj,
8- INFORMOHUNI me kujdes kur keni paqartësira, DHE mos bini pre e sharlatanizmave dhe e protagonizmave te rrejshme, që jo pak ngrenë krye në rrethana të tilla epidemike,
9- VETËMJEKIMI me Antibakterialë/Antibiotikë është i pakëshillueshëm,
10- QËNDRONI në kontakt me MJEKËT e FAMILJES, të cilët ju njohin mjaft mirë, dhe merrni këshillat e tyre shumë të dobishme në raste të tilla…..MOS përdorni vend e pa vend nr. 127, duke ju krijuar mundësinë atyre që vërtet kanë nevojë, të marrin keshillat e duhura dhe ndihmën mjekësore në kohën e duhur.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



