E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Mjeku i Urgjencës në QSUT i ‘përvishet’ qeverisë: Koronavirusi  të ul brekët propagandës
Publik News

Mjeku i Urgjencës në QSUT i ‘përvishet’ qeverisë: Koronavirusi të ul brekët propagandës

Mjeku i Urgjencës së QSUT Petrit Vargu

Mjeku i Urgjencës së QSUT Petrit Vargu i ‘përvishet’ qeverisë pas konfirmimit të rasteve të para të koronavirusitn në Shqipëri.

“Të thamë blloko hyrje-daljet me Italinë. Por ti i di të gjitha dhe nuk të dëgjon. Të thamë që ky nuk është sistem karantinë. Por ti i di të gjitha or Zeus. Të thashë që në Han të Hotit nuk ke asnjë doktor dhe asnjë lloj kontrolli. Por ti më akuzoje indirekt për panik. Tani do themi të gjithë: Ky është sistemi shëndetësor që na ke dhënë? Kjo është shëndetësia falas?

Këto janë masat që ke marrë për ndalimin e përhapjes në Shqipëri? Këto janë masat që ke marrë për trajtimin e kësaj sëmundjeje? Kovid-19 nuk është tërmet që mund të bësh propagandë, përkundrazi është tërmet që i ul brekët propagandës”, shkruan mjeku Vargu.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.