E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Mjeku Kalo bën apelin e fortë: Me orët e liridaljes mos abuzoni
Publik News

Mjeku Kalo bën apelin e fortë: Me orët e liridaljes mos abuzoni

Me një postim në rrjetet sociale, mjeku thotë se me orët e liridaljes nuk duhet abuzuar.

Ai kërkon që qytetarët të dëgjojnë “vetëm këshillat e specialistëve dhe jo ato të gjithologëve, për të mirën e shëndetit tuaj fizik dhe mendor…”.

POSTIMI I PLOTE

DURIM, durim dhe vetëm durim…..PËRSËRITJA mbetet mama e dijes, dhe aspak baba e mërzitjes….Jemi ende larg së të thirrurit FITORE….Vetëizolimi, distancimi fizik, higjena vetjake dhe ajo kolektive, ushqimi, ajrimi i mjedisive tona, rehidrimi po fillojnë të na shpërblehen, POR me orët e “liridaljes” nuku duhet abuzuar….UDHËT e Tiranës zhurmojnë dhe t’a thyejnë pak zemrën ku sheh pamje si më poshtë…..

Në spital me infermjeret tona duararta e fjalëpakë të Pavjonit të parë, Mirën e Lulin si dhe me Agimin, i cili po përballet me Sars-Coc2/Covid-19 dhe këmbëngul që të bëjmë një foto së bashku….Fjalët në mesazhin e tij që bashkëshoqërojnë foton me të, janë prekëse dhe përmbajnë shumë mirënjohje:

92941712_3211648682193209_5763305585302831104_n92866320_3211647998859944_6781837653412151296_n

“Më bërë ta shijoj këtë shkëlqim dielli në dritaren time. Përqafime me mirënjohje të thellë.”….

DËGJONI vetëm këshillat e specialistëve dhe jo ato të gjithologëve, për të mirën e shëndetit tuaj fizik dhe mendor….JU DUAM shumë, POR edhe ju duhet të doni më shumë veten tuaj, si dhe të respektoni përkushtimin e punën tonë….BASHKË ME SIGURI do ja dalim mbanë!!!

mjeku kalo

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.