E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Mjeku Tritan Kalo mesazh qytetarëve: Kini besim në përkushtimin dhe sakrificat tona, jemi të gjithë krah njëri-tjetrit
Publik News

Mjeku Tritan Kalo mesazh qytetarëve: Kini besim në përkushtimin dhe sakrificat tona, jemi të gjithë krah njëri-tjetrit

Foto e shperndare nga mjeku Tritan Kalo, QSUT

Mjeku i njohur Tritan Kalo ka publikuar në profilin e tij një mesazh inkurajues për të gjithë qytetarët, duke u kërkuar që të kenë besim në përkushtimin dhe sakrificat e mjekëve të Infektivit në QSUT për të fituar betejën me koronavirusin.

“Jemi të gjithë në krah të njëri tjetrit Mjek, Imazherist, Farmacistë, Infermjerë dhe Sanitare të të gjithë grup moshave…KINI BESIM në PËRKUSHTIMIN dhe SAKRIFICAT tona për tju shërbyer në çdo kohë dhe në çdo rrethanë….JEMI me ju dhe për ju në GADISHMËRINË maksimale….Puna e jonë në grup kurdoherë ka bërë që ta meritojmë plotësisht, njohjen si Shërbimi më i mirë në Shëndetësinë Publike të Shqipërisë!!!!…NE DO TA FITOJMË EDHE KËTË BETEJË”, shkruan mjeku Kalo.

Më tej, ai thotë se ekipi i mjekëve të Infektivit në QSUT ka eksperienca të pasura në përballimin e shumë epidemive në 30 vitet e fundit, si fruthi, kolera,polimyeliti dhe gripi i derrit.

“NË VIJËN E PARË të “luftës ndaj Covid-19”…..Ekipi i Shërbimit të Sëmundjeve Infektive në QSUT “Nënë Tereza”, ka një eksperienca të pasur në përballimin e shumë epidemive në këto 30 vitet e fundit….Fruthi në 1989, Kolera në 1994, Polimyeliti në 1996 dhe Gripi i Derrit 2009…..Eksperienca dhe përkushtimi nuk mungojnë, përkundrazi ato janë një garanci e sigurtë se NE do tia dalim mbanë edhe përballimit të epidemisë nga Sars-Cov-2/Covid-19….”, shkruan mjeku Tritan Kalo.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.