E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Mjerë shqiptarët për këtë KM
OP-ED

Mjerë shqiptarët për këtë KM

Kryeministri Edi Rama, sot në një status të tij në FB, duke komentuar vedimin e presidentit Ilir Meta për mosdekretimin e birit të shpirtit të shenjtit Baton Haxhiut, “ambasadorit” të Beogradit në Prishtine dhe Tiranë, njëkohësisht edhe këshilltar i KM-së Rama, pra mosdekretimin pinjollit Cakaj për ministër të jashtëm te Shqipërisë, KM-ja i këkon shtetit Kosovës falje, për këtë “turp” që i bëri presidenti Meta, duke mos-dekretuar birshpirtëzuarin e Batonit për ministër të jashtëm.
KM-ja që nga cosmopolitan i zjarrtë kthehet në nacionalist i thekur, dhe nga nacionalist i djegur kthehet në ballkanist i pjerdhur, apo, nga orthodoks kthehet në mysliman dhe nga mysliman kthehet në katolik, këtë tani e ka marrë vesh i madh e i vogël, ku KM-ja çdo mëngjes vë maskën që i duhet në mëngjes për ta hequr atë që i duhet në drekë dhe për ta vënë ne darkë atë që nuk i duhet në drekë.
Ky klloun kryeministër, është bërë aq qesharak si lolo i oborrit ballkanik në dëm të interesave shqiptare dhe vetë shtetit shqiptar, sa karta e tij “nacionaliste” idjoteske, duke i kërkuar falje Kosovës për “turpin” e mosdekretimit të Cakës për minister të jashtëm të Shqipërisë, tregon se ky njeri ka gjëndje të rënduar mendore si injorancë shtetërore në skizofreninë e mithomanisë pathologjike si lider global, duke injoruar nga injoranca e mosnjohjes dhe ndarjes së funksionimit jo vetëm të institucioneve, por dhe shteteve.
Më e rëndë se gjëndja e kryeministrit është gjëndja e politikës dhe e shqiptarëve që nuk janë në gjëndje të çmontojnë këtë KM me qeverinë dhe rilind(vdek)jen e tij.
Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.