E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Modi betohet si kryeministër i Indisë për të tretën herë, liderët e opozitës bojkotojnë ceremoninë: Qeveria po formohet në mënyrë jodemokratike
Lajme

Modi betohet si kryeministër i Indisë për të tretën herë, liderët e opozitës bojkotojnë ceremoninë: Qeveria po formohet në mënyrë jodemokratike

Narendra Modi, lideri i Partisë Nacionaliste Hindu Bharatiya Janata (BJP), është betuar si kryeministër i Indisë për herë të tretë.

indi

Ceremonia, e cila u zhvillua në rezidencën e presidentit të dielën në mbrëmje, shënoi kthimin e Modi në pushtet, si lideri i dytë në historinë e Indisë që fitoi tre mandate radhazi.

Mandati i tretë i Modit ka të ngjarë të marrë një formë të ndryshme nga dekada e tij e mëparshme në detyrë, pasi partia e tij Bharatiya Janata (BJP) u përball me një zgjedhje të papritur sfiduese, raporto The Guardian.

BJP fitoi shumicën e vendeve në sondazhet, të cilat u zhvilluan gjatë pothuajse dy muajve me rezultatet e shpallura përfundimisht të martën, por nuk arriti një shumicë absolute.

Modi duhej të mbështetej te partnerët e koalicionit, veçanërisht tre parti të vogla rajonale, për t’i dhënë BJP-së vende të mjaftueshme për të kërkuar një shumicë parlamentare dhe për të formuar qeverinë.

Analistët besojnë se varësia e re e BJP-së nga partitë e koalicionit mund të kufizojë disa nga tendencat më autoritare dhe diktatoriale të qeverisë në të kaluarën dhe ta detyrojë Modin të përfshihet në politikën e konsensusit për herë të parë.

Krerët e shteteve nga vendet fqinje, duke përfshirë kryeministrin e Bangladeshit, Sheikh Hasina, dhe kryeministrin e Sri Lankës, Ranil Wickremesinghe, ishin pjesë në ceremoni.

Mallikarjun Kharge, presidenti i partisë së Kongresit, mori pjesë në ceremoni si përfaqësues i opozitës, por të gjithë liderët e tjerë të opozitës e shpërfillën atë.

Mamata Banerjee, kryetarja e partisë opozitare të Kongresit Trinamool, tha se ajo nuk do të merrte pjesë pasi qeveria po formohej “në mënyrë të paligjshme dhe jodemokratike”, duke shtuar se qeveritë “ndonjëherë zgjasin vetëm për një ditë”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.