Monika Kryemadhi dhe robdëshamperi që po ‘çmend’ rrjetin
Të dashur lexues, duket se Monika Kryemadhi ka bërë një “transformim” të paparë që nga politikat e nxehta të Shqipërisë… te skenat e nxehta të… krevatit!
Pas shumë viteve duke bërë fushatë dhe duke folur për “rroba të pista” në politikë, Monika ka vendosur të marrë pushimet në mënyrë krejt ndryshe.
Në postimin e fundit në Instagram, ajo na tregoi se është gati për rolin e saj të ri, aktore në filmat e “Hollywood-it shqiptar”. Me robdeshëmper dhe pozicione të guximshme, Monika duket se ka hedhur në kosh të gjitha dosjet politike dhe ka marrë me vete vetëm… një “klap” dhe shumë stil.

Duket se politika ka qenë thjesht një “kasting” i mirë për të përgatitur Monikën për famën artistike në ekran. Kështu që, duke pozuar me Dea Vierin në një shtrat, me rroba banje dhe me një “klap” në dorë, Monika duket gati për “Oscars-in”, ose të paktën për “Big Brother VIP”.
Në vend të ligjeve dhe reformave, tani ajo po na mëson se si të shijojmë jetën, me shumë stil dhe pak dramë. Kështu që mos u habisni, ka ardhur koha që Monika të sundojë edhe botën e showbiz-it

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



