E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Monologu/ Krasta: Madhëria i pafuqishëm ka zgjedhur të bëhet i keqinformuar! Pse nuk e lë fronin?
Sot

Monologu/ Krasta: Madhëria i pafuqishëm ka zgjedhur të bëhet i keqinformuar! Pse nuk e lë fronin?

ADI KRASTA/adi krasta Shpeshherë, në romanet që kanë pasur në qendër jetën dhe sjelljen e mbretërve  të Francës, është folur për atë që quhet “harrimi institucional i madhërisë”. Është një mosvëmendje e pakujdesshme e njeriut të veshur me pushtet. Vetë pushteti siç është tërheqës, bëhet i pavëmendshëm. Arroganca dhe diletantizmi ndihmojnë dukshëm për këtë.

Shkëputja nga realiteti dhe përqeshja e tij janë disa nga rezultatet e përdorimit të skajshëm të pushtetit. Aq gënjeshtar sa është pushteti, ia del të bindë përdoruesin e tij se do të zgjasë gjithmonë. Por nuk ndodh ashtu.

Vjen si pa kuptuar e papritur ai moment kur ushtruesi e përdoruesi i pushtetit mbetet bosh, i pafuqishëm dhe pa shpjegim. Sidomos i varfër në shpjegim.

Ndaj ai zgjedh të bëhet i painformuar. Pra, nuk e ka ditur se reforma paska dështuar dhe se universitetet drejtohen nga një klasë akademike, pushtuese dhe bosh. Nuk e ka ditur se vendi është kanabizuar. Nuk e ka ditur se ministrat e tij akuzohen për vjedhje. Nuk e ka ditur se tenderat bëhen me falsifikime. Nuk e ka ditur se pikërisht ai ka takuar vazhdimisht bosët e mediave të mëdha dhe u ka bërë favore që kazani të mbyllë gojën. Ai nuk e ka ditur asnjëherë se vetë ai u dërgon gazetarëve, prokurorëve, gjykatësve, ambasadorëve, mesazhe kërcënuese ose u telefonon për t’i sharë e kërdisur.

Ai tani nuk e di që Shqipëria i ka shpenzuar lekët e veta për rrush e kumbulla. Ai nuk e di se partia e tij i ka bërë lekët me larjen e parave dhe blen lirisht votën e njerëzve të varfër. Që rinia dhe çdokush që mundet, ikën prej këtij vendi nga sytë këmbët.

Votre ‘Majeste’ – si vous etes mal informe

Vous feriez mieux de quitter votre trone!

(Madhëria juaj, nëse ju jeni i keqinformuar, do të bënit mirë ta linit fronin tuaj)

*Monolog në emisionin “A”

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.