E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Monopoli i oksigjenit mjekësor në Shqipëri dhe hetimet e SPAK-ut
Lajme

Monopoli i oksigjenit mjekësor në Shqipëri dhe hetimet e SPAK-ut

Shqipëria nuk ka vetëm naftën më të shtrenjtë se Kosova apo Maqedonia e Veriut por dhe oksigjenin mjekësor.

SPAK-u ka nisur disa vite më parë një hetim të thellë mbi monopolizimin e tregut të oksigjenit mjekësor në Shqipëri, një industri që përfshin dhjetëra miliona euro nga taksat e shqiptarëve.

Sipas burimeve që raporton CNA, oksigjeni mjekësor është klasifikuar si bar mjekësor, vendim që i ka dhënë mundësi vetëm dy kompanive, “GTS” dhe “Messer Albagaz,” të fitojnë shumën më të madhe të kontratave publike për furnizimin me këtë produkt. Këto kompani, përmes bashkëpunimeve mes tyre, kanë përfituar rreth 20 milionë euro vetëm në vitin 2022 nga Ministria e Shëndetësisë.

Hetimet e SPAK-ut kanë nxjerrë në dritë edhe çështjen e çmimit të oksigjenit në Shqipëri, i cili është 3-4 herë më i lartë sesa në vendet e rajonit.
Për shembull, në Kosovë, çmimi për litër oksigjen mjekësor është 0.43 euro,  në Maqedoni 0.45 euro, ndërsa në Shqipëri është 1.5 euro.

Ky dallim i theksuar ngre pikëpyetje mbi abuzimin me tenderët dhe manipulimin e tregut nga këto kompani, të cilat janë nën hetim për lidhje të dyshimta edhe me grupe ndërkombëtare kriminale si “Ndragheta.”

Ky hetim përfaqëson një nga skandalet më të mëdha në sektorin e shëndetësisë në Shqipëri, duke e detyruar SPAK-un të sekuestrojë telefonat dhe të mbledhë prova të reja mbi mënyrën se si funksionon ky treg monopol, ku qytetarët janë ata që përballen me koston e lartë të furnizimeve mjekësore./Landi Çela

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.