E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Morati mrekullohet nga derbi: M’u kujtua Interi i tripletës
Sport

Morati mrekullohet nga derbi: M’u kujtua Interi i tripletës

Ish-presidenti i Interit, Masimo Morati, ka folur për “Radio Anche’lo Sport”, ku ka bërë një analizë për ecurinë e Interit në këtë sezon.

Morati tregon për festën e fitores në derbi, si dhe nuk mungojnë krahasimet e këtij Interi me Interin e tripletës.

“Është mënyra më e mirë për të fituar, sidomos në një derbi, edhe pse është e vërtetë që të shënosh në fund do të thotë që nuk ke qenë në gjendje të shënosh më përpara. Mbrëmë kam gëzuar shumë. Unë e kam drejtuar Interin deri te “tripleta”, ndaj do të thosha se jemi në rrugën e duhur. Një sukses i tillë do të kishte lumturuar dhe avokat Priskon (ish-tifoz i zjarrtë i Interit).

Titulli është një objektiv shumë i vështirë, Juventus është më i fortë dhe ka detyrën të fitojë Champions-in, por ne kemi treguar se jemi aty. Shpresoj të shohim dhe në fazën e dytë të kampionatit të njëjtën vazhdimësi rezultatesh dhe të njëjtën performancë atletike që po demonstron ekipi.

Duke parë derbin dhe duke parë tensionin që arrinte të mbante ekipi, mu kujtua Interi i tripletës. Është gjithmonë e vështirë të bësh krahasime, por besoj se me një Cambiaso në fushë, pa i hequr asnjë meritë Brozovic dhe Vecinos, ky Inter do të kishte një ekuilibër perfekt.

E admiroj shumë Icardin, por nuk do të guxoja ta krahasoja me Ronaldon. Fenomeni kishte një klas dhe elegancë të lindur, është një lojtar i përjetshëm, do të bënte diferencën dhe sot, ndërsa Mauro është një lojtar i stilit të vjetër, vdekjeprurës në zonë”, ishin fjalët e Moratit.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.