E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Mos e bej veten pis ne pleqeri o Bert Ndrenika…
Publik News

Mos e bej veten pis ne pleqeri o Bert Ndrenika…

…Zot mi merr te gjitha …por mendjen ma merr te fundit …keshtu me pat thene shume vite me pare teksa pinim nje kafe aty ne Kavajen e tij te dashur Mjeshtri i madh i futbollit kavajas e atij shqiptar miku im i shkelqyer e njeriu i mire e i pa harruar i madhi Xhavit Daiu…

Dhe saktesisht kjo shprehje e mencur e tij mu kujtua serisht sot teksa pashe e degjova video-mesazhin e Aktorit te madh te skenes dhe ekranit shqiptar Robert Ndrenikes qe ben publik faktin e bashkimit te tij me PS e Ramen dhe hap zyrtarisht edhe fushaten e tyre per zgjedhjet e 25 prillit 2021…

Sinqerisht ndjeva dhimbje…dhe fjalia e pare qe me doli nga shpirti e jo nga goja ishte….po pse e ben veten pis tani ne pleqeri o Bert Ndrenika…punove, luftove e jetove nje jete te tere dhe meritove gjithe ate respekt e nderim te popullit tend qe te duartrokiti e te deshi si askush tjeter dhe tani shkon dhe e ben si puna e Lopes me koven e qumeshtit…

Ti ne nje resht me Luftarin e Fierit…ne nje batalion turpi me Gaz Pajon, Ermal Mamaqin, Castro drogmenin…ne nje front e i bashkuar me Ciljeten…Rovenen, Elin…Bonen e punembaruarve ?

Sa turp per ty …emrin e karieren tende…

Ti Bert Ndrenika i madh u bere sot kaq i vogel deri aty sa nga duartrokitjet e respekti pa kufij i shqiptareve per ty sot te marresh sharjet, ofendimet e mallkimet e tyre ….aq me teper kur nje Burre e Njeri i mire si ti nuk i meriton ato kurren e kurres per c’ka ka bere per vendin e popullin e tij….

Ku e paske gelltitur ate kodosh Luge te Corbes se prishur o Bert,…se keta rrufjanet pasi te ushqejne kesisoj te marrin shpirtin gjate gjithe jetes derisa te mbyllesh syte …keta zuzare e zagare te turperojne ja pikerisht keshtu edhe ne moshen e nderuar te pleqerise o Artisti i madh i vendit tim…dhe te lene pas ate kodosh Njolle qe e perserisin aq shpesh tek thone se Partia ta ve por edhe Partia ta heq njollen…

Eshte i rende turpi ne moshen e pleqerise o Bert se eshte si nje lloj testamenti a amaneti qe merr me vete para se te shkosh ne ate boten tjeter… …ndaj jo me kot nje fjale e mencur arabe thote aq bukur e mencurisht se…te rrojme gjate ne kete bote nuk varet nga ne por ama qe emri te na rroje gjate kjo eshte plotesisht ne doren tone…

Dhe me bukur se kaq nuk thuhet !

Ti , Luli Bozo, Pellumb Kulla, Najada Como, Luftar Pajo etj etj …[ nuk po hyje tek ata karagjozet e pseudo artistet e llojit te Mamaqit e Ciljetes qe mbjellin peme andej nga Liqeni e nga Farka se nuk dua ta ndyj penen time me ta]…te gjithe ne nje moshe qe sot me shume se kurre duhej te ishit ne balle te vendit e popullit tuaj per ta inspiruar ate e per ta udhehequr me shembullin tuaj drejt nje Shqiperie vertet ndryshe…e jo ne krah te ndonje partie a lideri politik e tu beni atyre fresk kaq turperisht ….

Gati dy vjet me pare te shkrova nje Leter Publike o Bert Ndrenika miku im i mire e shume i hershem …ishte pikerisht koha kur ti firmose per prishjen e shtepise tende te dyte Teatrit Kombetar dhe permes asaj letre ti thoja te gjitha …me emra, fakte e ngjarje se cilet jane e kane qene historikisht keta me te cilet ti po kerkon te bashkohesh e te vihesh ne te njejten llogore….por kurre nuk mora pergjigje prej teje…duke me lene te nenkuptoja se ti ishe tashme i vendosur te ishe pale me ATA e jo me mua, me vendin e popullin tend sic kishe qene gjate gjithe jetes tende deri atehere…

….Jemi ne gjysmen e rrugetimit tone…thua ti sot ne video-mesazhin e hapjes zyrtare te fushates se PS-Rames…shume e turpshme kjo qe thua o Bert Ndrenika …

Teatri do te ngrihet serisht po aty ku ishte por edhe me i bukur nga sa ishte …vazhdon ti…sinqerisht e beson kete procke qe nxjerr nga goja o Bert Ndrenika ?

Akti yne i dyte s’ka ardhur ende dhe e ardhmja jone do te jete plot shprese thua ti ne kete palo mesazh te turpshem tendin drejtuar shqiptareve…vertet beson tek shpresa e ketyre bastardeve dhe monstrave qe kane 76 vjet qe po i bejne gropen ketij vendi e ketij populli o Bert Ndrenika…ti qofsh !

Akti i dyte eshte vizioni i nje Shqiperie me te mire ,….dhe te ardhmen qe meritojme kemi filluar ta prekim …ndaj nuk ka me kohe per pushim…e perfundon ti mbeshtetjen tende publike per Banditin e Banden e tij…

Sinqerisht nuk e prisja dhe nuk e mendoja kurre qe edhe ti te reshtohesha kaq turpshem ne skalionin antishqiptar te tyre ….ne fasaden e tyre te turpit, tradhetise, hajnise, poshtersise, krimit, droges, tradhetise…genjeshtres, mashtrimit …e antinjerzillikut …o Bert Ndrenika …

Zoti te kthefte mendjen e te shpetofte nje ore e me pare nga rruga e Djallit qe ta sugjeroi Shejtani ….dhe po Zoti te dhente force, kurajo e besim per te te pastruar shpirtin, forcuar zemren e kthjelluar mendjen o Artisti i shkelqyer i Shqiperise sime qe populli yt te beri te Madh e nje Parti politike e piset e tija po kerkon te te zvogeloje kaq shemtuar e neveritshem !

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.