Mos e ofendoni inceneratorin me 128 milionë euro të TIRANËS
Klodian Tomorri

Nje pjese e kolegeve ne media, por edhe politikane shpesh i referohen koncesionit te inceneratorit te Tiranes si afera 128 milione euro. Kjo eshte e gabuar dhe duhet sqaruar nje here e mire.
Shifra 128 milione euro eshte kostoja e parashikuar nga kompania koncesionare per ndertimin e inceneratorit. Pra ishte investimi qe duhet te kryente kompania private. Por nuk eshte kjo shifer thelbi i koncesionit. Inceneratori i Tiranes eshte nje biznes 1 miliarde euro dhe llogarite per kete jane shume te thjeshta.
1-Bashkia e Tiranes sot paguan 10 milione euro ne vit per depozitimin e mbetjeve ne Sharre. Afati i koncesionit ishte parashikuar 30 vjet. Sikur popullsia e Tiranes te mos rritet fare dhe sasia e plehrave qe gjeneron qyteti te mbetet kjo qe eshte tani, 300 milione euro jane vetem pagesat e Bashkise se Tiranes.
2-Qarku dhe Durresi
Kontrata eshte per te gjithe qarkun e Tiranes. Dhe qarku nuk eshte vetem Bashkia e Tiranes. Vec saj jane dhe Bashkia e Vores dhe Kavaja. Pertej ketyre bashkive, pasi koncesioni u dha atij iu shtua dhe qarku i Durresit. Te gjitha keto jane 5 milione euro shtese ne vit. Per 30 vjet bejne 150 milione euro te tjera.
3-Dherat dhe inertet
Ky eshte burimi me i madh i te ardhurave te koncesionit te inceneratorit te Tiranes. Shikoni vetem nje llogari. Ne vitin 2021 kompania Integrated Energy BV arketoi 25 milione euro. Nga keto 10 milione euro erdhen nga pagesat e bashkive, 15 milione euro te tjera ishin nga dherat dhe inertet e ndertuesve. Kujtoni papaqet e policise qe rrinin gjithe naten ne gropat e ndertuesve. Pra, per 30 vjet dherat dhe inertet shktojne 450 milione euro te tjera.
Rezultati, 300 milione euro nga Bashkia Tirane plus 150 milione euro nga bashkite e tjera te qarkut dhe Durresi plus 450 milione euro nga dherat. Ne total bejne 900 milione euro.
Keto te ardhurat e tjera, nga shitja e skrapit, nga shitja e letres etj etj vendosini vet sa te doni. Por ne finale do te keni kete rezultat. 1 miliarde euro. Kaq eshte koncesioni i inceneratorit te Tiranes.
Dhe ky eshte vleresim konservator, qe bazohet mbi supozimin se inceneratori nuk ndertohet fare. Sepse po te ndertohej duhen llogaritur dhe flukset e te ardhurave nga shitja e energjise qe do te prodhoje ai. Por kjo eshte ne xhep. Ndaj mos e ofendoni kur i thoni afera 128 milione euro.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



