E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
‘MOS U KTHENI’/ Psikologia Suela Kalaja këshillon aplikantët e nismës së Ramës: Mos bëni të njëjtin faj si unë.
Publik News

‘MOS U KTHENI’/ Psikologia Suela Kalaja këshillon aplikantët e nismës së Ramës: Mos bëni të njëjtin faj si unë.

Psikologia, Suela Kalaja kërkon nga të gjithë shqiptarët që ndodhen jashtë vendit, të mos kthehen më! Ajo ka ripostuar në ‘Facebook’, video-sesionet që kryeministri Edi Rama zhvillon me qytetarë shqiptarë që duan të rikthehen në vend dhe të kontribuojnë në mandatin e tretë të qeverisjes.

Kalaja kërkon nga qytetarët që të bëjnë ‘fajin’ që ajo ka bërë. Më tej, ajo shkruan se është specializuar dhe arsimuar në Itali me gradë shkenocre si Drejtore Shkencash, është renditur e treta më e mirë në Europë për psikologji mirëpo kontrata që kishte në QSUT iu është prishur nga drejtuesja. Kalaja shton se besoi dhe respektoi hierarkinë mirëpo nuk i rezultoi ashtu siç e priste.

POSTIMI:

Mos u ktheni… Mos beni te njejtin “ Faj” qe bera une … E specializuar dhe arsimuar ne Itali pertej grades shkencore Doktore shkencash… E renditur e treta me e mira ne Europe ne psikologji klinike mjekesore e semundjeve te renda , diplomuar ne Milano e specializuar per kirurgjine zgjuar ( e vetmja Psikologe ne Shqiperi per Neurokirurgji e zgjuar)dhe 16 viteve eksperience pune ne QSUT. Tashme me prishje kontrate nga drejtuesja me diplome infermierie ne Kristal. Kjo gje direkt pasi bera te njejten gje si ju por duke Ju drejtuar Drejtorit dhe respektuar hierarkine!!!Duke me konsideruar “ madhore” per dhenien e kontributit tim! Nuk lodhem t’ju them mos u ktheni!!!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.