E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Moska  kërcënon hapur Ukrainën: Zelensky është objektiv legjitim ushtarak!
Lajme

Moska kërcënon hapur Ukrainën: Zelensky është objektiv legjitim ushtarak!

“Presidenti ukrainas, Zelensky, si udhëheqës i një “regjimi politik armiqësor” në luftë me Rusinë, është një objektiv legjitim ushtarak”, ka paralajmëruar Dmitry Medvedev, kreu i Këshillit të Sigurimit të vendit.

 “Për Rusinë, humbja përfundimtare e legjitimitetit nga pseudo-presidenti i ish-Ukrainës nuk do të ndryshojë asgjë,” u shpreh ish-presidenti rus.

Medvedev e quajti Zelenskyn një “kriminel lufte”, i cili duhet të kapet dhe të sillet para drejtësisë ose “të likuidohet si terrorist” për “krimet e tij”.

Në fillim të këtij muaji, Zelensky u shfaq në listën e të kërkuarve të Ministrisë së Brendshme ruse. Megjithatë, nuk ka të dhëna për procedimin penal ndaj tij.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.