E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Moti i keq pushton Europën
Lajme

Moti i keq pushton Europën

Europa po përballet me pasojat e motit, me të ftohtin ekstrem që ka mbërthyer veriun e kontinentit dhe përmbytjet në pjesën perëndimore.

Në Skandinavi për të dytën ditë radhazi temperaturat kanë shënuar minus 40 gradë celsius, ndërsa në Suedi kanë arritur deri në minus 43 gradë, rekord i regjistruar në 25 vite më parë.

Temperaturat jashtëzakonisht të ulëta, bora dhe erërat e forta kanë penguar transportin në të gjithë rajonin nordik, me disa ura të mbyllura dhe disa shërbime të trenave dhe trageteve të pezulluara.

Disa shkolla në Skandinavi janë mbyllur. Dy persona kanë humbur jetën në Finlandë, pasi janë zënë poshtë nga një ortek.

Autoritetet në Danimarkë u kanë bërë thirrje qytetarëve të shmangin udhëtimet e panevojshme për shkak të stuhive të dëborës.

Rusia perëndimore është përfshirë gjithashtu nga një valë e ftohtë, që vjen nga Siberia dhe rajoni i Arktikut me temperatura në minus 30 grade celsius, teksa zakonisht në këtë periudhë arrinin deri në minus 10 gradë.

Nga ana tjetër Britania e Madhe, Gjermania, Franca dhe vende të tjera janë përfshirë nga përmbytje të mëdha që kanë sjellë probleme me transportin dhe furnizimin me energjinë elektrike.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.