E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Motra e Markos nga Tropoja!
Publik News

Motra e Markos nga Tropoja!

Dua të ndaj me ju një tregim që ndoshta vetëm familja ime e di. Më duket interesant për audiencën ta tregoj, pasi ditet e fundit ka qenë në qendër të diskutimit si pasojë e filmit të ashtuquajtur “I love Tropoja”.
Në vitin 2012,gjatë kohës që punoja si perkthyese tek gjykata e Rekurit dhe në Kabinetin Rick isha shumë e ngarkuar me punë pasi gjate dites isha në gjykatë dhe kisha si mision të perktheja gjithashtu broshurat dhe rreguloren per azilantët,kisha kerkesa nga kabinete avokatesh per të perkthyer paragrafe nga Kanuni i famshëm i Lekë Dukagjinit pasi interesi i Zyres se Emigracionit ishte shumë i madh dhe perveç punes gjatë dites e gdhija duke perkthyer dokumente naten.

Nje dite shefi me therret ne zyre dhe me tregon se nje kompani produksioni filmash e quajtur Europa Corporation e kishte kontaktuar per te kerkuar nje perkthyese ne shqip,por me nje shenim qe duhet te flase edhe gegerisht dhe ne ate kohe une isha e vetmja qe i pershtatej profilit te kerkuar.

Po çfare duhej të beja?? Nje film ishte ne realizim e siper dhe une duhej ti perktheja pjeset ne shqip.Me treguan titullin,me thane qe ky eshte i dyti dhe me pyeten nese e kisha pare pjesen e pare,dhe une me naivitet u pergjigja qe se kisha pare.Ne fakt ishte hera e pare qe e degjoja titullin e atij filmi i cili kishte dale para disa viteve.Por jeta me kishte “rrembyer” keq dhe nuk kisha kohe per filma,kinema apo argetime te tilla.

Punoja 12 ore ne dite dhe punoja ne shtepi deri ne ‘4 te mengjesit dhe ato dy ore gjume qe i beja nuk ishin fare mjaftueshem por duhej te “mbijetoja”,te arrija diku,me forcat e mia.Ua them keto, jo pa qellim se shume njerez me kane thene me te qeshur se “ku e pate at mik qe ta gjeti kete pune te mire,apo cfare shansi ke?” .Jo,s’ishte pune fati,ishte lufte brenda luftes.Shume nga shqiptaret te cilet me kane takuar tek gjyqi i kane verejtur syte e mi te skuqur dhe madje ne konfidence u kam treguar se “jam vetem me dy ore gjume”.

Nejse ,te mos zgjatem,te nesermen u paraqita ne Saint Denis, prane studios se madhe te xhirirmit te filmave ne Malakof dhe me futen brenda.

Filmi “Taken 2” per te cilin isha aty ishte duke u bere montazhi.Montazhierja Camille Delamarre me shpjegoi,me dha nje demo dhe filluam.Ishte hera e pare qe e shihja filmin dhe per surprizen time,filmi fliste per Tropojen,per mafien shqiptare dhe besoj e imagjinoni si ndjehesha ne ato momente.Une heshtja,ndersa ekipi gajasej me te qeshura per “Markon from Tropozha”.Pas tre oresh u kerkua nje pushim dhe te gjithe u mblodhem tek kafeteria ku ndodhej gjithe ekipi madje vete Luc Besson skenaristi i filmit.
Ai u afrua per te folur me Camille dhe po na pyeste nese cdo gje po shkonte mire.Une i thashe qe kishim progresuar goxha dhe se nuk na mbetej shume.Atehere ai u kthye nga une dhe me tha:- nga vjen ky theks i lezetshem,gjoja per te ditur se nga vij pasi verente qe kisha nje theks te lehte ne frengjisht.Jam motra e Markos i thashe.Me falni,sju kuptova me tha.Jam motra e Markos tuaj,Markos nga Tropoja,jam perkthyesja shqiptare.Ahhhh,-me tha,me vjen keq atehere, duhet te jeni ndjere keq,vertet shume keq,e marr me mend me tha.

Ne ate moment ndjeja nje lloj presioni gjaku qe po me kaplonte deri tek veshet.Ai e vuri re dhe per te thyer heshtjen me tha,-ju pelqeu filmi?

Jo dhe aq i thashe,per te mos i thene fare.Po me gerryente nga brenda e smundesha me te duroja,revolta nga brenda me kishte mundur tashme.
Ne fakt,do doja ta dija si ju lindi ideja qe personazhin kryesor negativ ta benit shqiptar,dhe nga Tropoja.Ishte ideja e nje kosovari qe jeton ne USA me tha pasi mafia ruse,italiane dhe siciliane ishin konsumuar dhe na duhej nje gjetje e re ndaj e kishim menduar te fusnim nje mafie nga ballkani.Keshtu ai na sugjeroi per mafien shqiptari dhe “heroi” yne negativ te ishte nga Tropoja.Ah u ndjeva akoma me keq dhe i thashe ,pra nje kosovar ua ka keshilluar per mafien Tropojane?

Jo, ai na tha bejeni per mafien shqiptare,dhe personazhi duhet te jete nga Tropoja,se meshkujt Tropojan jane te pashem,sypatrembur,shtatlarte dhe per nderin e motres dhe femres se tyre vrasin pa iu dridhur dora,pra ai i vleresonte Tropojanet,dhe nuk mendonte qe jane persona negative.Kosovari me tha qe tropojanet jane njerez te beses dhe mikprites, jane njerez te mrekullueshem me tha,ai i admironte ata!

Roli i luajtur nga aktori Arben Bajraktari ishte luajtur aq bukur sa kishe neveri ta shihje ne ate rol teksa rrembente,drogonte vajza dhe i shiste ne rrjete prostitucioni.

Gjithsesi do te jete film interesant por fundi sme pleqen i thashe.Pse,me tha? Nje baba tropojan sdo te kishte kurre nje fund te tille.Kjo eshte loja ,me tha ,industria e filmave eshte makineri e fuqishme parash,pjesa tjeter nuk eshte shume interesante.

Po,po fiks,kjo është loja,si ajo e Mamaqit që i shau,i ofendoi,u vajti në shtëpi dhe e nderuan me titull nderi.
Po pse nuk bëj edhe unë një film, ja kështu kot,sa per tu tallur,ndofta marr ndonjë çmim apo mirënjohje?!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.