Ishte një nga aktivistët më të mëdhenj për mbrojtjen e Teatrit Kombëtar, por në fund nuk ia doli dot të fitonte luftën që e mbajti ditë e natë në merak për fatin e asaj godine që ia shembën para syve.
Bëhet fjalë për aktorin Neritan Liçaj, i cili u shoqërua në polici në orët e para të mëngjesit, i përlotur sepse nuk mundi të mbronte godinën të cilës i kishte përkushtuar jetën.
“E kam parë vëllanë tim të dashur duke qarë vetëm një herë: kur babai ynë vdiq”, shkruan motra e Neritanit, Elvira Dones, si për të treguar se si u thye edhe një burrë i fortë si Neritani.
Ajo shprehet se lotët e të vëllait nuk ishin për veten e tij, por për Shqipërinë dhe të ardhmen e fëmijëve të tij.
Shkruan Elvira Dones: “E di, është ditë e dielë për të gjithë. Por lërmini t’iu tregoj një gjë personale. Për shkak se shkrova për atë vend, ua tregova dhembjet. E doja. Tani shoh këto imazhe dhe vëllain tim në lot duke u larguar me pranga në duar, Po ju përkthej fjalët që i tha policëve: Çfrarë po bëni, kam 28 vitet të jetës sime aty brenda.”
E kam parë vëllanë tim të dashur duke qarë vetëm një herë: kur babai ynë vdiq.
Ai është një njeri i pastër, vëllai im, i sinqertë. Dy orë para arrestimit fola në telefon, ai ishte shumë i lodhur dhe i qetë. Tani shoh këto lot. Më në fund e liruan dhe unë qaj me të. E njoh mirë, nuk qan për veten e tij. Ai qan për Shqipërinë, për të ardhmen e fëmijëve të tij. Ata janë lotët e një njeriu të dashur,”- shkroi shkrimtarja.




