Mourinho provokon sërish tifozët e Juventusit
Nëse ndeshjen e kaluar iu kujtoi me tre gishta tripletën e vitit 2010 me Interit, mbrëmjen e sotme, Morinho ka provokuar sërish tifozët e Juventusit.
Manchester United fitoi me përmbysje 1-2 brenda në Torino dhe menjëherë pas vërshëllimës përfundimtare, Mou hyri në fushë dhe vuri dorën në vesh, duke nxitur tifozët që ta shanin edhe më shumë.
Ky moment u shoqërua me pak tension në fushë.
Ishte mbrojtësi i Juventusit, Leonardo Bonuçiqë iu afrua teknikut, bashkë me Bentakur dhe i kërkuan që të mos vazhdonte më me provokimet ndërsa nga tribunat nuk kursenin sharjet.
Pamjet po bëjnë xhiron e internetit…
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



