E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
‘Mu errën sytë’, çfarë e shtyu Elvis Shkambin të qëllonte gjyqtarin
Flash

‘Mu errën sytë’, çfarë e shtyu Elvis Shkambin të qëllonte gjyqtarin

E gjithë ngjarja nisi si një seancë civile e zakonshme. Elvis Shkambi, me një vështrim të ftohtë, hyri në Gjykatën e Apelit rreth orës 15:10.

Kontrolli i sigurisë ishte formal, dhe detektori metalik sinjalizoi praninë e mjeteve metalike tek Shkambi, por roja, Banush Koxhaj, nuk kryen kontroll fizik, duke neglizhuar sinjalin, pasi ky lloj sinjalizimi ndodhte shpesh për arsye të zakonshme si rripat apo aksesorët metalikë. Në të vërtetë, Elvisi kishte një pistoletë Beretta të fshehur në brez, së bashku me një rrip.

Në sallë ndodheshin rreth 10 persona: gjyqtari Kalaja, palët në proces, përfaqësuesit ligjorë dhe përmbaruesja. Pas shpalljes së vendimit të gjyqtarit Astrit Kalaja, rreth orës 15:30, për rrëzimin e kërkesës për pezullim ekzekutimi, Elvis Shkambi, i ulur në bankën e prapme, eci drejt gjyqtarit, duke nxjerrë armën nga brezi dhe qëlloi.

“Në momentin që u shpall vendimi, u ndjeva keq, mu errën sytë. Nxora pistoletën që kisha me vete dhe qëllova. Më ishte sosur durimi. Ky ishte akti i fundit pas padrejtësive që po kryheshin me pronën që unë dhe familja ime zotëronim,” tha Shkambi.

Kjo ngjarje shënoi një kthesë tragjike dhe çoi në përshkallëzimin e tensioneve që kishte ngritur familja Shkambi për një periudhë të gjatë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.