MUNGESA E LIDERSHIPIT TE DIASPORËS!
Të flasësh per rolin e diasporës është nje histori e patreguar qartë ,me shume akte patriotizmi,perkushtimi dhe vetmohimi ne ceshtjet e kombit tone .Askush sot nuk mund te marri në konsideratë mohimin që ajo ka te veshur nga politikat e qeverive,fasadën propogandistike që është kthyer në nje gozhdë,ku pushteti var xhaketën e tij te arnuar sa herë ka nevojë.
Ne po ngelemi vetëm ne te shkuarën e kesaj diaspore dhe rolet e saj ,e ende nuk flasim dhe diskutojmë problematikat shume shqetesuese që e gërryen ate dhe vizionet e te ardhmes e cila eshte nje teh I ftohtë per qeveritë dhe politikat e vendeve tona.
Në kete vazhdë ngrihet cështja me e rëndesishme sipas opinionit tim :A ka nevojë me shumë se sot kjo diasporë të ketë nje lidership të cilës I mungon e ku është kthyer ne oaze te vogla kontributive?
PO ka nevojë te shpejtë madje eshte kthyer në një domosdoshmëri per nje lidership I cili te kordinojë veprimet e diasporës dhe shoqateve,te nxjerri ne pah idete e reja por dhe te mbetura pezull,te këmbengul dhe te këtë nje vizon sesi kjo diasporë te behet rol dhe faktor real ne politikat e shteteve si Shqiperia dhe Kosova.
Sot ne jemi larg bashkpunimeve konkrete dhe te sinqerta duke mos pasur as buxhete e zëra,as financime serioze dhe as përfaqesi ne parlamente për diasporën ,ndonse ne kete diasporë eshte gjysma e popullsisë që jeton jashtë kufijeve.
Sot mungon serioziteti politik dhe përkushtimi për të vënë ne vëmendjen e merituar ceshtjet e diasporës
Sot është nje utopi që,diaspora te jete ndikuese ne zhvillimet politike dhe publike ne shtetet amë.
A I mungon kësaj diaspore niveli I lartë I shkollimit? JO
A I mungojnë njerez me grada shkencore? JO
A I mungon suksesi I njerëzve ne jetën publike apo bisnes ne shtetet ku jane ? JO
A I mungon sjellja dhe kultura demokratike ? JO
A I mungojne vlerat dhe kapacitetet e burimeve njerëzore ne cdo fushe? JO
A I mungojne burimet financiare dhe aftësia e investimeve? JO..JO ..JO
A I mungon fokusi I qeverive që këto te kanalizohen e implementohen ne te mirë te saj e të qytetareve të vendeve tona??..PO
A ndihen te cënuar keto pushtete dhe e shohin si rrezikshmëri diasporën me nje lidership per perfitime te ngushta por dhe korruptive??..PO..PO..PO
Ndaj opiumi qe këto politika kanë ofruar per diasporën sistematikisht I ka vënë ne gjumë enderrues kete shoqëri jashtë trojeve tona.
Prandaj pika e ktheses dhe busulla duhet të orientohet drejt nje lidershipi te forte gjithpërfshirës, vizionar dhe me perkrahje ,që të përfaqësojë bindshëm diasporën midis institucioneve dhe jo si ështe deri me tash,e fragmentarizuar ne rripa toke jo pjellore .Duhet nje lidership që të jetë pale bisedimesh dhe zgjidhjesh konkrete duke shkundur përfundimisht indiferencën politike e qeverisëëse,duke sjellë nje fryme te re,konkrete dhe rezultative në të mirë te vet diaspores por dhe te popujve tanë!
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco




