Murrizi i turret Bardhit: Po tall trapin me demokratët

Po habitem shumë nga kjo që po lexoj dhe më duket tallje ose lajthitje nga menopauza.

Ore çpunë ka “nënkryetari” i emëruar pa vota tek Rithemelimi dhe Kryetari i Grupit Parlamentar të kësaj force politike me deputetët e Lul Bashës?

Ky mendon qe është kryetar grupi edhe për Nokën, Palokën, Vokshin, Gjekmarkajn, Tritanin, Luanin, Oerdin etj që janë pjesë e Rithemelimit, edhe për Bashën, Pampurin, Tasen, Alibeajn, Agalliun etj që janë tek Basha?

Se Berishën e kanë përjashtuar bashkë me Bashën në 8 shtator 2021 dhe vazhdon ta mbajë jashtë Grupit te Rithemelimit.

Çfarë mase mund të marrë kryetari i një grupi parlamentar për deputetë që janë në një grup tjetër parlamentar a mund të na e thotë Gazi se po na fyeni injorancën mor debila?

Ose na e thoni hapur që jeni të gjithë bashkë në të njëjtin grup parlamentare përveç Berishës.

Po si thotë Gazi që Pampuri dhe Agalliu do të “shkarkohen” nga pozicionet që mbajnë në emër të grupit kur ata e kanë shkarkuar Gazin nga çdo funksion që Gazi kishte në partinë e tyre “pro” Amerikane?

Ore kaq trapa na mendoni të gjithëve?

Apo aq trapa sa jeni vetë si tufë ju dukemi të gjithë si vetja?

Nuk e di a ka reaguar dikush në mbledhje grupi apo kanë duartrokitur traplliqet e Gazit dhe ka heshtur siç heshtën në shkurt 2019 kur Basha dhe Gazi i vendosën në rresht si dele për t’u marrë firmat që të dorëzonin mandatet e deputetit?

Atëherë i “mirëkuptova” se rrinin si vemje me shpresën që do ishin përsëri në listë nga Basha në zgjedhjet e radhës edhe pse gjysmës jua futi.

Por tani mendoni prap se listat e 2025 do t’i bëjë Gazi, Agroni dhe Flamuri apo ndonjë ëndrrimtar tjetër dhe prandaj rrini si vemje?

Hahahahaha po nëse kjo parti, ky subjekt politik, kjo opozitë quajeni si të doni deri në 2025 do të ngelet në dorë të Bardhit, Gjekmarkajt, Nokës e ndonjë tjetri, atëherë për çfarë ju duhen listat se as ka për t’i pjerdhur kush nëse jeni në këtë botë apo keni shkuar në PS.

Megjithëmend mendoni se keni aq popullaritet tek qytetarët OPOZITARË sa mund të jeni ju “liderat” e opozitës në 2025?

Nuk e besoj kurrë që të keni avancuar kaq shumë në ëndrrat tuaja, por nëse kjo ka ndodhur unë besoj fort që shqiptarët nuk janë njësoj me ju./ Myslim Murrizi 

Publikuar nga Publik Media