E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Murrizi shpërthen ndaj Berishës: S’le m.. pa futur brenda PD-së
Lajme

Murrizi shpërthen ndaj Berishës: S’le m.. pa futur brenda PD-së

Ish-deputeti Myslim Murrizi ka reaguar ashpër lidhur me situatën e krijuar brenda Partisë Demokratike nën drejtimin e Sali Berishës. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai akuzon kreun e PD-së se prej më shumë se një viti nuk ka ndërmarrë asnjë hap për “pastrimin” e partisë, megjithëse e kishte premtuar publikisht.

Murrizi kujton deklaratën e Berishës të datës 27 nëntor 2024, ditën që doli nga masa e arrestit të shtëpisë, kur kishte thënë se “shtëpia duhet pastruar” për t’u rikthyer.

Sipas tij, realiteti është krejt ndryshe:

“U mbushën një vit e dhjetë ditë që nga ajo deklaratë. Jo vetëm që nuk e mori kurrë fshesën në dorë, por – me lopatë – nuk la ‘m…’ pa futur brenda shtëpisë që premtoi se do ta pastronte,” shkruan Murrizi.

Ish-deputeti shprehet se kjo qasje ka shkaktuar dëme serioze për partinë më të madhe opozitare në vend, duke e çuar drejt një krize të thelluar të brendshme.

Ai ironizon gjithashtu edhe thirrjet e forta të bëra kohë më parë nga Berisha për “revolucion në shtator”, duke shtuar se ajo që po ndodh aktualisht është “foltorelvolucioni i dhjetorit”.

Reagimi i plotë i Murrizit:

U mbushën një vit e dhjetë ditë nga data 27 nëntor i vitit 2024, kur Z. Berisha doli nga arresti i shtëpisë dhe përpara PD-së deklaroi:

‘ZOTI KA THËNË QË TË KTHEHEM UNË, DUHET TË PASTRONI SHTËPINË,

NE DO TA PASTROJMË SHTEPINË TONË’

Mirëpo prej 375 ditësh, jo vetëm që nuk denjoi të kapë kurrë “ fshesën” me dorë, por mori lopatën dhe nuk la M… pa futur brenda shtëpisë që do pastronte.

Tani që u mësuan me këtë erë nuk ka botë komunaleje që mund ta pastrojë.

Në vend të revolucionit të shtatorit, ka nisur foltorelvolucioni i dhjetorit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.