E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Musues/e,  unë të kam besuar ty sot dritën e syve të mi…!
OP-ED

Musues/e, unë të kam besuar ty sot dritën e syve të mi…!

Denis Dyrnaja

Një mesazh mesueses!
I/e dashur mësues(e), fëmija im u ul sot për herë te parë ne bankën e shkollës. Bashkë me të në bankë ishte ulur edhe ndroja e pafajësia. Unë e shihja çdo moment në sytë e tij që përhumbeshin.
Ai sot u ul përballë një puzzle të madh e të panjohur dhe tashmë nisi rrugëtimin për të njohur botën, historinë dhe gjeografinë e saj, do të njohë e mësojë nga erdhëm dhe ky shkojmë.
Do të mësojë e njohë më shumë çfarë është njeriu, çfarë është vetë ai si qenie dhe çfarë është në gjendje të krijojë forca e tij. Do mësojë çfarë është e mira dhe e keqja, lufta dhe paqja. Të lutem mësues(e) e dashur mos e lëndo fëmijën tim edhe nëse ai nuk gjen dot fjalën e duhur apo mendimin e duhur.
Mësoje atë me kurajë se dështimi nuk është fundi, por është fillimi për t’u ringritur. Mësoje se jeta është plot me beteja si kjo e dështimit dhe ringritjes, e se lëmosha nuk është shpëtim, por zhytje në mjerim. Mësoje fëmijën tim ç’është dashuria. Mësoje që të japë dashuri, që të marrë dashuri. Tregoji se sekreti i lumturisë është dija dhe dashuria.
Ti do te jesh për të bariu i mirë si në përrallat e vogëlisë, që di gjithçka dhe mund ta mbrosh nga gjithçka. Unë e di se fëmija im do të të adhurojë nëse ti edhe në pikën tënde fundore të lodhjes do gjesh buzëqeshjen për t’i thënë se nuk je lodhur dhe se e do shumë edhe pse ai nuk është dot i përkryer.
E dashur mësues(e) kujdesu, mëkoje dhe mësoje fëmijën tim që të bëhet dikush i vërtet në jetë, se nuk dua te kem nesër në shtëpi një manekin, apo marionetë. Unë të kam besuar ty sot jo thjeshtë një fëmi, por të kam besuar dritën e syve të mi.
Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.