Nafta ulet në bursa/ Vasili: Bordi i Hajdutëve vetëm vjedh shqiptarët
Maqedonia e ka çmimin vetëm 176 lekë dhe uljet atje kanë qenë të vazhdueshme shkruan bë një reagim deputeti Petrit Vasili.
Lexoni statusin e plotë te Petrit Vasili
Deklarata e Presidentit Biden, provë asgjësuese e vjedhjes së Qeverisë me çmimin e naftës!!!
Dje Presidenti amerikan Biden deklaroi shumë shumë qartë se çmimi i naftës është në rënie rekord.
Ndërsa Bordi i Hajdutëve të Qeverisë së Edi Ramës vazhdon të mbajë shumë të lartë çmimin e naftës.
Maqedonia e ka çmimin vetëm 176 lekë dhe uljet atje kanë qenë të vazhdueshme.
Ndërsa në Shqipëri çmimi është plot 221 lekë.
Diferenca është e qartë dhe s’ka asnjë justifikim përveç skenarit të vjedhjes që qeveria po zbaton egërsisht kundër shqiptarëve.
Bordi i Hajdutëve vetëm vjedh shqiptarët me çmimin e naftës, faktet flasin vetë.
Bordi i Hajdutëve është thjesht një vegël qorre që përdoret nga Rama për të vazhduar pazarin e madh të bashkëvjedhjeve me oligarkët.
Deklarata e Presidentit Biden i vë vulën hajdutërisë shtetërore të qeverisë se Edi Ramës me çmimin e naftës.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



