Naim Noka/ Zoti Kryeministër do të kërkoj një nder në fund të shkrimit!
Në profesion Je piktori më i mirë jo vetëm në vend, ekspozitat e hapura nga New Jork në Pekin, nga Parisi në Dubai flasin vete. E njeh kaq mirë fshatin tonë Shqipëri sa askush nuk të dallon nëse je rritur në fshat apo në Tiranën komuniste në ish Bllok.
Je i kënduar sa brezit te 25 vjeçarëve të periudhes së tranzicionit i jep ujë në bisht të lugës. Je një stlist i përkryer sa dhe Armani do te kishte zili. Zoti të ka falë dhunti filozofike dhe je i pakrahasueshëm në stilin tënd. Je një artist i vërtetë fjalimesh plot nur e tharm, e nise karrierën duke bërë fjalime brilate për ish Kryeministrin Meta.
Je urbanist unikal në të gjithë Europën… Tirana flet vetë. Je i lindur për fasada, qofshin të vjetra apo të reja. Nuk ka të dytë si ti sepse je as i majtë e as i djathtë por neorilindas kapitalist.
Ke qene basketbollisti më mirë në vend, mjafton të shikojmë që edhe tani sa herë shikon një kosh dhe ke një top ti bën trepikësh. Në zyrë shënon vetëm një pikë sepse koshi është shumë poshtë.
Nuk e di ne ta ka thënë njeri por ekonomist më te zotin se ti nuk e bën nëna më. Ben Ahmetaj është një zero para teje! Pa shkollë fare por me dhunti të lindura në fushën e ekonomisë. Plani 4 vjeçarë i realizar me sukses flet vete…
Gëzon aftësi të veçanta dhe specifike në fushën ushtarake dhe policeske, dhe Policia “që duam” ka fat që ju ka prapë në krye të saj. Je i dashuruar me detin dhe je peshkatari më mirë në Vlorë. Arsimi pa ty do të kishte përfunduar në universitete kioska.
Nuk të pëlqen kumari dhe në këtë pikë jë vëlla me Berishën. Je një biolog i shkëlqyer, fakti që në Surrel frutat po rriten në forma të çuditëshme sensuale të lë pa fjalë.
E thashë që je shkrimtar?! Po të kishe pak kohë do ja kaloje Ben Blushit nja 3 herë. Je bloger brilant. Edhe më të diturin edhe më budallain e FB-së i jep përgjigjen e merituar.
Të thashë je gazetar më i mirë se Blendi Fevziu ? U sigurova kur i bëre intervistën në sheshin ‘Nënë Tereza”.
Nuk do t’i vijë ketij vendi edhe për dekada një diplomat karriere si ti, me një palë atlete “Adidas” bëre për vete tërë botën euro-atlantike.
Të thash gjë për fushën e mjekësisë?! Ah po, e them pa hezitim se je terapisti unikal i PPP-së në mjekësi. Ka ngelë edhe sipali “Nënë tereza”, prandaj gjeje një firmë e fute në kllapën e PPP-së.
Se për pak harrova Edi, je fatndjellësi i kombit në futboll, mbaj mend që i ke shënuar një gol Etrit Berishës.
Je i pashëm, elegant dhe sypatrembur. Në 4 vite e tregove veten se je trim, dhe të fortët, kriminilët kudo të ishin, mbushnin poturet sapo të shikonin ngërdheshjen tende në fytyrë. Ata jo vetem ta kanë frikën por pranojnë t’i bësh edhe deputetë dhe nuk ta kanë prishur qejfin zoti Kryeministër.
Të thashë në fillim do të kërkoj një nder fare të vogël.
Nëse Agron Duka pretendon se ka haber nga bujqësia, ta them me plot gojën qe Edo ja fut Gonit. Nuk ka tunel, mal, kodër, kënetë, përrua, luginë, bunker që të mos jetë mbjellë me bar. Bari është motorri i ekonomisë shqiptare. Me bar i trullose dhe të rizgjodhen prapë.
Malli i mire pi veten o burrë!
Po zgjatem pak por nuk i gjej dot fjalët për ty sepse e shpëtove këtë popull nga injoranca, nga servilizmi, nga dembelizmi, nga pislliku.
Europianët po ikin nga vendet e tyre e po vijnë këtu tek ne, ndërsa shqiptarët po ikin si budallenj në Europe. Aq të rrjedhur janë sa rrinë kampeve me fëmijë të vegjel se janë mërzitur me jetën përrallore që kanë këtu.
Të thashë që edhe pasanikët e mëdhenj të kanë frikë? Biznesmenët e mesëm dhe të vegjël mpihen kur u del në ERTV.
Je një botues që ja kalon Sandrit. Je i lindur për retorikë. Më fal nëse kam harruar ndonjë meritë që nuk e kujtoj dot. Nuk mjafton ky shkrim per te numeruar meritat e tua.
Tani erdhi radha të të kërkoj nderin e vogël.
Ke 4 vite Kryeministër që na ke çarë trapin për Vettingun dhe Reformën në Drejtësi.
Të lutem bëhu unik dhe i papërsëritshëm edhe në këtë pikë: Mos fol më as për Vetting e as për reformë në drejtësi!
Qeverise kete turme mileti Tahirxhinjsh derisa të velesh nga sundimi , rritu taksat, futi ne burg, degdisi emigrante, rripu 7 lekurë vetëm të lutem! Pas të mërkurës e di ti…. harro fjalën Vetting dhe Reformë në Drejtësi! Bëhu vet edhe PREKUROR, edhe GJYKATES, edhe polic edhe komandant! Marsh nga ditët tona shoku EDI ! Lavdi Saje Qorrit! Malli i paster pi veten o burre…!
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



