E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
‘Nami’ në rrjet, Eva Murati në një lidhje me yllin e Juventusit?
Lajme

‘Nami’ në rrjet, Eva Murati në një lidhje me yllin e Juventusit?

Moderatorja shqiptare Eva Murati vazhdon të jetë një nga figurat më të komentuara të ekranit sportiv, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në mediat ndërkombëtare. E njohur gjerësisht nga publiku si “Champions Girl”, ajo ka tërhequr sërish vëmendjen e mediave italiane për shkak të një lidhjeje të mundshme me një futbollist të njohur.

Sipas raportimeve që qarkullojnë në Itali, Murati është përfolur për një raport të afërt me lojtarin e Juventus, Francisco Conceição. Fillimisht dyshimet u ngritën nga disa paraqitje dhe “shikime misterioze” në evente të ndryshme, por mediat italiane pretendojnë se historia mund të jetë më shumë se kaq.

Sipas këtyre zërave, moderatorja shqiptare dhe futbollisti portugez janë parë së bashku edhe gjatë pushimeve luksoze, gjë që ka nxitur spekulime të shumta për një marrëdhënie të mundshme mes tyre.

Popullariteti i Eva Muratit është rritur ndjeshëm vitet e fundit, veçanërisht falë prezantimit të ndeshjeve të UEFA Champions League, ku ajo është bërë një nga figurat më të njohura të ekranit sportiv shqiptar.

Stili, eleganca dhe prezenca e saj në televizione dhe rrjetet sociale kanë bërë që Murati të jetë shpesh në qendër të vëmendjes së mediave të huaja, duke e kthyer në një nga personazhet më të komentuar të showbiz-it shqiptar.

Megjithatë, deri tani moderatorja nuk ka reaguar publikisht ndaj lajmeve që qarkullojnë për një romancë të mundshme me futbollistin e Juventusit. Në ditët në vijim mbetet për t’u parë nëse ajo do të zgjedhë të komentojë apo të sqarojë këto spekulime që kanë pushtuar mediat italiane.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.