E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Nano përshtat 10 komandamentet e Moisiut me krizën: Përplasje civile më 30 qershor? Janë më të marrët që ekzistojnë
Sot

Nano përshtat 10 komandamentet e Moisiut me krizën: Përplasje civile më 30 qershor? Janë më të marrët që ekzistojnë

Zoti, kur u takua me Moisiun në majë të malit të Sinait, i dha atij, madje të shkruara në dy rrasa guri, dhjetë komandamente, prej të cilave izraelitët duhet të udhëhiqeshin në jetën e tyre. Këtë e dimë tanimë të gjithë. Ajo që nuk dihet është që ekzistojnë edhe dhjetë komandamente të veçanta për shqiptarët. Janë zbuluar kohët e fundit. Dhe janë komandamente të shkruara në gjuhën shqipe.

  1. Unë jam Zoti. Mos e shani vendin tuaj. Mos i përdorni shprehjet “Ky vend është i mallkuar” apo “Ky vend nuk bëhet”. Kush i përdor do të përfundojë në ferrin e përjetshëm.
  2. Bëhuni si gjithë bota e qytetëruar. Qoftë edhe duke e imituar atë. Dhe fillojeni me gjërat më të thjeshta. Nuk thuhet “jo” duke tundur kryet nga lart poshtë. “Jo” thuhet tundur kryet nga mastaj djathas.
  3. Mblidhuni toskë e mblidhuni gegë/mblidhuni bashkë si kokrrat n’shegë.
  4. Mos u krenoni me njerëz me gjak shqiptari që janë bërë të mëdhenj jashtë vendit, apo në shërbim të mbretërive a perandorive të huaja. Janë arritje që nuk ju përkasin.
  5. Mos i lejoni të paditurit të përzihen në punë që s’u përkasin. Dhe mbrojini të diturit prej tyre.
  6. Hej gra të Shqipërisë (ky komandament është vetëm për gratë, e çuditshme): Trupi juaj është trupi juaj. Mbi të nuk kanë të drejta burrat e familjes. Dhe asnjë burrë tjetër.
  7. Mos shikoni kisha e xhamija/feja e shqiptarit është shqiptaria. Dhe meqenëse jemi këtu, e keqja e shqiptarëve nuk është që janë të pafé, por që kanë shumë fé.
  8. (Tani është hera e një komandamenti që ka të bëjë vetëm me këtë situatë që po jetojmë: e çuditshme edhe kjo) Mos ua vini veshin atyre që bëjnë thirrje për përplasje civile në datën 30 qershor. Janë më të marrët që ekzistojnë mes jush.
  9. Mos e merrni trimërinë për një virtut. Dhe nëse e bëni këtë, mos merrni për trimëri guximin e një horri. Merrni për trimëri guximin e dikujt për të shprehur ca ide të vetat, të cilat ai e di që nuk do të kuptohen prej gjindjes.
  10. Dielli lind andej nga perëndon.
Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.