E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Napoli afër firmës me mbrojtësin e Totenhemit, një ‘rival’ më shumë për Hysajn
Sport

Napoli afër firmës me mbrojtësin e Totenhemit, një ‘rival’ më shumë për Hysajn

Napoli po kërkon të ndërtojë një ekip konkurrues për vitin tjetër, për shkak edhe të pjesëmarrjes në Ligën e Kampionëve. Sipas asaj që raporton “The Sun”, mbrojtësi i djathtë i Totenhemit, Tripier, është pranë transferimit te Napoli.

Futbollisti, që është pjesë edhe e kombëtares, kushton shumë, por kjo nuk përbën problem për jugorët e Italisë. Ançeloti duket se ka besim te mbrojtësi dhe beson se ai mund të bëjë diferencën. Tripier luan si mbrojtës, aty ku luan edhe Hysaj. Duket se mbrojtësi do të ketë një rival të fortë për formacionin dhe me shumë gjasa rrugët e tij me Napolin në fundin e sezonit pritet të ndahen, gjë që e raportojnë edhe mediat italiane.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.