E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Napoli-Juventus, kështu do të luajnë dy ekipet në supersfidën e Serie A
Sport

Napoli-Juventus, kështu do të luajnë dy ekipet në supersfidën e Serie A

Juventusi humbet sulmuesin Mario Mandzukic dhe mbrojtësin Howedes në seancën e fundit stërvitore një ditë para sfidës me Napolin.

Të dy lojtarët në fjalë kanë shfaqur probleme muskulore e për rrjedhojë nuk janë përfshirë në listën e të grumbulluarve nga Allegri.

Në konferencën për shtyp trajneri bardhezi la të kuptohet se dyshimet e tij i përkisnin sulmit, me Gonzalo Higuain që po bën të pamundurën për të dhënë kontribut kundër ish-skuadrës së tij, edhe pse vetëm pak ditë më parë iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale në dorë.

Mirëpo telashet janë shtuar me dëmtimin e Mandzukicit. Trajneri bardhezi detyrohet të kalojë nga rreshtimi 4-2-3-1 në 3-4-2-1. Në mbrojtje do të vendosen Benatia, Barzagli dhe Chiellini.

De Sciglio dhe Alex Sandro do të jenë më të avancuar në krahët e mesfushës, ku në qendër mbetet dyshja Pjanic-Khedira, ndërsa Dybala dhe Douglas Costa do të jenë në mbështetje të të avancuarit Gonzalo Higuain. Në këtë rast i sakrifikuari është Cuadrado.

Dilema e vetme në kampin napolitan i përket krahut të majtë të mbrojtjes, ku Mario Rui është më i avantazhuar për të luajtur titullar.

Hysaj, si gjithmonë, i padiskutueshëm në të djathtë, ndërsa në qendër Albiol-Koulibaly.

Hamsik, Jorginho dhe Allan në mesfushë, ndërsa në sulm, në rreshtimin 4-3-3, do të jenë Callejon, Mertens dhe Insigne.

Image

 

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.