E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Napoli mund të shpallet kampion që në maj
Sport

Napoli mund të shpallet kampion që në maj

Me humbjen e Interit, Napoli e mbylli javën e 24-të plus 18 pikë në raport me vendin e dytë. Titulli duket një llogari e mbyllur, në fakt ky është një diskutim që vijon të jetë i tillë javë pas javë, thjeshtë diferenca me ekipet e tjera sa vjen e shtohet. Ekipi i Spallettit është i papërmbajtshëm, vijon me një ritëm shumë të lartë duke bërë që qyteti i Napolit prej kohësh të nis përgatitjet për titullin kampion.

Sipas përllogaritjeve, nëse Napoli vijon me këto ritme, mund të shpallet kampion që më 3 maj, në transfertë përballë Udineses. Sigurisht kjo është një përllogaritje që mund të ndryshojë pasi në mes janë shumë faktorë, e vetmja gjë që nuk pritet të ndryshojë është fakti blutë nuk kanë rivalë në Serie A.

Sipas mediave italiane, Napoli mund të thyej rekordin e pikëve të vendosur nga Juventusi i Antonio Contes në sezonin 2013/14 ku e mbylli vitin me 102 pikë. Nëse Spalletti mban ekipin të karikuar deri në fund mund ta mbyllin vitin me 103 pikë. Ky do të ishte një motivim më shumë për të besuarit e tij për të vendosur një rekord të ri në futbollin italian.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.