E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Nard Ndoka: Lider i paaftë ose Don Kishot
Publik News

Nard Ndoka: Lider i paaftë ose Don Kishot

Situata politike brenda partisë demokratike, ishte temë e ditës së sotme në Top News ku i ftuar ishte politikani Nard Ndoka.

Ish-deputeti Ndoka tha se “11 nëntori në partinë demokratike do vendoset një standart i ri, numri i delegatëve kanë kërkuar mbledhjen e kuvendit”. Ai foli edhe për përplasjen e Bashës me LSI dhe u shpreh se ai është një lider i paaftë.

“11 nëntori në partinë demokratike do vendoset një standart i ri, numri i delegatëve kanë kërkuar mbledhjen e kuvendit. Nuk kam arriur ta kuptoj Bashën në marrëveshjen me LSI, pasi ajo ka sakrifikuar për Lulzim Bashën për tu bërë kryeministër.

LSI ishte parti që u penalizua nga Lulzim Basha në marrëveshjen e tij me Edi Ramën. Ai është një lider i paaftë ose është si Don Kishoti, duhet tu kërkojë ndjesë aleatëve të tij, u shpreh Ndoka.

Ndoka u shpreh se largimi i Bashës është një emergjencë kombëtare duhet të ikë sa më parë nga partia demokratike.

Largimi i zotit Basha është një emergjencë kombëtare duhet të ikë sa më parë nga partia demokratike. Basha ka humbur për të tretë herë radhazi, ai nuk e ka dashur fitoren,” tha Nard Ndoka.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.