Natë e zezë për opozitën, Shabani zgjidhet Avokat i Popullit
Procesi për zgjedhjen e Avokatit të Popullit ka përfunduar sot në Kuvend, ku deputetët miratuan me 85 vota pro dhe 3 kundër kandidaturën e Endri Shabanit.
Ky votim erdhi pas një seance të tensionuar, ku Partia Demokratike kërkoi heqjen e pikës nga rendi i ditës, duke akuzuar mazhorancën për “pazar politik”. PD paradoksalisht kishte firmosur mbështetjen për 6 kandidatë, por më pas njoftoi tërheqjen nga nënshkrimet, një veprim që nxiti edhe më shumë debat.
Opozita foli për rreth 3 orë kundër procesit, para se të braktiste sallën pak para votimit.
Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, njoftoi se në seancën e ardhshme Shabani do të bëjë betimin si Avokati i ri i Popullit.
Rezultatet e votimit për secilin kandidat
-
Endrit Shabani – 85 pro, 0 abstenim, 3 kundër
-
Aranita Braho – 4 pro, 76 abstenim, 7 kundër
-
Tartar Bazaj – 1 pro, 79 abstenim, 7 kundër
-
Skënder Haluci – 1 pro, 72 abstenim, 14 kundër
-
Adriana Kalaja – 0 pro, 17 abstenim, 69 kundër
-
Besim Ndregjoni – 0 pro, 61 abstenim, 25 kundër
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



