Ndahet nga jeta ish-ministri i Jashtëm i Greqisë
Ish-ministri i Jashtëm i Greqisë, Theodoros Pangalos, është ndarë nga jeta në moshën 85-vjeçare.
Lajmi për vdekjen e politikanit grek është konfirmuar nga familja e tij.
Theodoros Pangalos ishte një politikan grek dhe anëtar drejtues i Lëvizjes Socialiste Panhelene (PASOK) .
Ai shërbeu si zëvendëskryeministër i Greqisë, përgjegjës për koordinimin e Këshillit Qeveritar për Punët e Jashtme dhe Mbrojtjen (KYSEA) dhe Komitetin e ri të Politikës Ekonomike dhe Sociale nga viti 2009 deri në vitin 2012.
Në vitin 1996, ai u emërua Ministër i Punëve të Jashtme dhe mbajti këtë post deri në dorëheqjen e tij në 1999.
Pangalos lindi në Eleusis të Greqisë. Ai është nipi i gjeneralit dhe diktatorit të vitit 1926, Theodoros Pangalos.
Ai nuk e mohoi kurrë se familjarët e tij kishin origjinë arvanitase.
Pangalos mbahet mend me shprehjen e tij në kohën e krizës ekonomike në Greqi, ku iu drejtua popullit: “Së bashku jemi fajtorë, bashkë abuzuam dhe shpërdoruam”.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



