Ndahet nga jeta ish-presidenti i Egjiptit
Ditën e sotme është ndarë nga jeta ish-presidenti Egjiptian Hosni Mubarak, në moshën 91 vjeçare.
Ai ka qëndruar në krye të shtetit për 30 vjet dhe është tërhequr nga posti vetëm pas një revolucioni që u ngrit në vitin 2011.
Mubarak shërbeu si presidenti i katërt i Egjiptit duke filluar në vitin 1981 deri në largimin e tij. Ai u hoq nga posti pas revolucionit që u quajt ‘Pranvera Arabe’. Pas këtij revolucioni ai u burgos, por u lirua në vitin 2017 pasi ranë akuzat e bëra ndaj tij.
Sundimin e tij mediat e kanë karakterizuar me korrupsion, brutalitet policor dhe shtypje politike.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



