E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ndahet nga jeta karikaturisti i njohur shqiptar
Lajme

Ndahet nga jeta karikaturisti i njohur shqiptar

I konsideruar si i fundmi i plejadës së hostenit, karikaturisti Dhimitër Ligori, u shua të enjten. Punët e tij kanë fituar çmime brenda dhe jashtë vendit.I ardhur nga një familje zanatçinjsh, ata vendosën që djali i tyre të kishte formim artistik.

Ai filloi bashkëpunimin me revistën Hosteni, në vitin 1949, fillimisht si bashkëpunëtor i jashtëm. Karikatura e tij është dalluar për elementët e veçantë piktoresk. Ai kombinoi pikturën e kavaletiti me karikaturën grafike.

Specifika e tij ishin temat ndërkombëtare. Me personale ishte kapitalizmi dhe aspektet e tij. Publiku e ka pëlqyer karikaturën e tij kryesisht për shkak të elementëve figurative. Pra ajo perceptohej jo vetëm për shkak të përmbajtjes, por edhe si një vepër arti.

Sot karikatura nuk është në ditët e saj më të mira, por në historinë e zhvillimit të këtij arti Dhimitër Ligori do të konsiderohet si një ndër baballarët e karikaturës.

Ai, së bashku me Poriklon Kotinin, Zef Bumcin, Ilir Pojanin, Agim Sulën etj kanë gjetur shumë zgjidhje me humor në revistën Hosteni, të cilat do të ngelen si shenjë e identitetit shqiptar të atyre viteve.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.