E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ndahet nga jeta  Martti Ahtisaari, hartoi planin  që i dha pavarësinë Kosovës
Lajme

Ndahet nga jeta Martti Ahtisaari, hartoi planin që i dha pavarësinë Kosovës

Ish-presidenti i Finlandës, Martti Ahtisaari, ka ndërruar jetë këtë të hënë, në moshën 86-vjeçare.

Ahtisaari vuante nga sëmundja e Alzheimerit, raportojnë mediat finlandeze. Në vitin 2021 u raportua se Ahtisaari kishte hequr dorë nga të gjitha aktivitetet publike për shkak të sëmundjes.

Ahrtisaari ishte hartuesi i planit që i dha pavarësinë Kosovës, me një status të privilegjuar të pakicës serbe.

Plani bindi shumicën e botës demokratike që ta njihte Kosovën, por u hodh poshtë nga Serbia dhe vetë serbët e Kosovës.

Për kontributin e tij për paqen në Ballkan dhe vende të tjera të botës, ai u nderua me Çmimin Nobel të Paqes në vitin 2008!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.