E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Sot

Ndërkohë as mjaltë e as qumësht… Kemi vende të reja pune!

 

Ngjarje e vërtetë…

Një i njohuri im, merakli i mjaltit dhe i prodhimeve ushqimore të shtëpisë, vajti si zakonisht të blejë mjaltin e përvitshëm. E blen në një fermer nga malësitë e Beratit (në kufi me Skraparin). Mjalti që blinte aty ishte vërtetë i mirë.

Këtë vit, i tha fermeri qe “ska mjaltë”! Ka ikur bleta! Miku im e mori për shaka në fillim! Kujtoi se ” ikja e bletës” ishte si metaforë që njerëzit e përdorin në kushte vështirësish, ose thjesht stresi.

Por, jo, fermerit i kishte ikur vërtetë bleta! E bashkë me bletën e vërtetë i kishte ikur praktikisht edhe “bleta” tjetër -Truri! Prodhonte mjaltë të mirë “për merak” dhe e kishte të shitur. Tani ska çtë shesë!

Por nuk mbaroi këtu aventura e mikut tim, që po kërkontë mjaltin e përvitshtshëm! Fermerit të bletëve (të ikura tashmë) i ishte kolapsur dhe lopa!

“Kolapsur” ishte fjala që i kishte ardhur ndërmend sepse nuk dinte ç’emër tjetër ti vinte. Lopa kish ardhur nga kullota dhe sapo e kishin futur ne haur nuk merrte e as jepte më. E kishin kujtuar të ngordhur,por, jo ishte me trup të ngrohtë dhe merrte frymë. Thjesht qe shtrirë dhe as hante, as pinte, as ngrihej e as hapte sytë! Qumësht, as që bëhej fjalë.

Tre ditë me radhë lopa kish ndenjur ashtu e kolapsur, as e ngordhur e as e gjallë! As mjaltë e as qumësht… Diku aty afër shtëpisë dikush kishte mbjellë dicka të gjelbër…

Miku im u kthye ne Tiranë dhe e rrëfeu ketë ndodhi jo pa humor ne fakt. Me këtë rast mësuam se bleta dhe lopa nuk reagojnë njësoj në hashash.

Bleta ikën, kurse lopa e ha dhe llullatet me të… Çfarë dallimi!

Ndërkohë as mjaltë e as qumësht… Kemi vende të reja pune!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.