E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ndërron jetë i paraburgosuri në Shkodër
Lajme

Ndërron jetë i paraburgosuri në Shkodër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale në Shkodër, ku një i paraburgosur ka humbur jetën në orët e para të mëngjesit të kësaj të diele.

Sipas të dhënave zyrtare, bëhet fjalë për shtetasin me inicialet Ç. J., 62 vjeç, i cili ndodhej në të njëjtën dhomë me të birin, të burgosurin me inicialet D. J. Mësohet se ai ka pësuar një përkeqësim të menjëhershëm të gjendjes shëndetësore, duke detyruar ndërhyrjen e menjëhershme të personelit mjekësor të institucionit.

Pas dhënies së ndihmës së parë, për shkak të gjendjes së rënduar, u vendos transportimi i tij me urgjencë drejt Spitalit të Koplikut. Pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor dhe procedurave të reanimimit kardiorespirator gjatë transportit dhe në ambientet e urgjencës, 62-vjeçari nuk arriti të mbijetojë, duke u shpallur i vdekur nga mjekët.

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve bëri me dije se menjëherë pas ngjarjes janë njoftuar organet kompetente, të cilat kanë nisur hetimet për të dokumentuar plotësisht rastin dhe për të sqaruar shkaqet e vdekjes.

Në reagimin zyrtar, institucioni shprehu ngushëllimet për familjen e të ndjerit dhe garantoi bashkëpunim të plotë me autoritetet e drejtësisë për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.