E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ndërron jetë ish-presidenti i Greqisë Karolos Papulias
Lajme

Ndërron jetë ish-presidenti i Greqisë Karolos Papulias

Ka ndërruar sot jetë në moshën 92-vjeçare ish-presidenti i Greqisë Karolos Papulias. Papulias shërbeu në dy mandate si president, nga 2005 deri në 2015.

Ai ka qenë një anëtar i vjetër i PASOK-ut me një karrierë të gjatë politike, kryesisht në detyra në Ministrinë e Jashtme dhe atë të Mbrojtjes.

Me baba me origjinë nga Pogoniani i Greqisë, zonë në kufi me Shqipërinë, ai u rrit në atë krahinë, në Janinë dhe Athinë. Ai ka shërbyer edhe si deputet i qarkut të tij të Janinës për 26 vjet.

“Pjesëmarrja në Rezistencën Kombëtare dhe përpjekjet e tij kundër Juntës përcaktuan rrugëtimin e tij, duke reflektuar angazhimin e tij të vazhdueshëm ndaj idealeve të lirisë dhe drejtësisë që ai mbronte vazhdimisht,” tha presidentja aktuale Katerina Sakellaropoulou për paraardhësin e saj.

Kryetarja e shtetit shtoi se “Papulias shërbeu si President i Republikës së Greqisë për dy mandate radhazi dhe nderoi me sjelljen dhe moralin e tij institucionin më të lartë shtetëror, duke mbrojtur me forcë kohezionin social dhe unitetin kombëtar.”

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.