E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ndërron jetë një tjetër i prekur nga koronavirusi në Kosovë, shkon në 4 numri i viktimave
Lajme

Ndërron jetë një tjetër i prekur nga koronavirusi në Kosovë, shkon në 4 numri i viktimave

Shkon ne 4 numri i viktimave nga koronavirusi ne Kosove. Lajmin e ka bere me dije Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës.

“I.SH (1955), i transferuar nga Spitali i Përgjithëm në Ferizaj, ka ardhur në gjendje të rëndë shëndetësore, dhe për shkak të arrestit kardiak, përkundër angazhimit maksimal nga stafi mjekësor i Klinikës Emergjente, nuk ka arritur të mbijetojë. Ai  rezultuar pozitiv pasi u testua pasi ka vdekur”, thuhet në njoftim

Dy rastet tjera përfshijnë një punëtor fizik nga Malisheva dhe një pacient nga Mitrovica.

Ndërkaq Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik njoftoi se gjithsej pesë persona janë konfirmuar gjatë ditës së sotme me koronavirus.

Me këto të dhëna, numri i të infektuarve në Kosovë arrin në 170 ndërkaq i viktimave

Një nga zyrtarët e ministrisë së Shëndetësisë në Kosovë rezulton pozitiv me Covid-19.

Testimi është bërë ditën e  djeshme, ndërsa lajmi konfirmohet nga zëdhënësi I Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti.

Punonjësi që ka rezultuar pozitiv është vendosur në karantinë, ndërsa edhe 2 punonjës të tjerë I janë nënshtruar testit dhe janë në vetëizolim, ndërsa priten përgjigjet.

“Mund t’ju konfirmojmë se një zyrtar i Ministrisë së Shëndetësisë ka dalë dje pozitiv me Koronavirus. Ai momentalisht nuk është në Ministri dhe personat që kanë qenë në kontakt me të i janë nënshtruar testit dhe tani presim rezultat”, është shprehur zëdhënësi i minsitrisë së Shëndetësisë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.