E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ndërtimi i TEC-it në Roskovec, fermerët protestë jashtë Bashkisë
Lajme

Ndërtimi i TEC-it në Roskovec, fermerët protestë jashtë Bashkisë

Edhe pse u kundërshtua nga banorë të zonës dhe këshilltarë të majtë e të djathtë, bashkia Roskovec duket e vendosur për t’i thënë “po” ndërtimit të Tërmocentralit në zonën bujqësore të Suk 1.

bashkia roskovec

Në mbledhjen e sotme jashtë radhe të këshillit bashkiak është miratuar mes debatesh të ashpra ky investim i kundërshtuar fuqishëm nga fermerë të disa fshatrave të Roskovecit e Dimalit të cilët u ngritën në një protestë ditën e diel.

Ata e kanë cilësuar njëzëri vdekjeprurës ndërtimin e këtij termocentrali në zonën e tyre duke theksuar se prania e tij do të shkatërrojë një sipërfaqe bujqësore prej 700 ha me serra.

Në mbledhjen e mëparshme të këshillit bashkiak ky projekt ka ngjallur debate të shumta dhe është rrëzuar me shumicë kartonash nga këshilltarë të majtë e të djathtë. Në mbështetje të banorëve, ditën e sotme protestës i janë bashkuar edhe përfaqësuesit e shoqatave ambientaliste të cilët e kanë cilësuar këtë investim një bombë ekologjike.

Le të ndërtohet në Greqi, atje ku është edhe përfitimi pasi 90% e energjisë do të shkojë atje kanë thënë para banorëve ambientalisti Sazan Guri.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.